Si të duken sytë më të mëdhenj? Ju mund ta provoni këtë truk të vogël gjatë grimit!

Life style

Si të duken sytë më të mëdhenj? Ju mund ta provoni këtë truk të vogël gjatë grimit!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:30
Foto Ilustrim

Këshillat e një grimiereje profesioniste

Ekspertët thonë që me aplikimin e një shtrese të hollë të lapsit për sy në qepallat e poshtme mund të krijoni përshtypjen që sytë ju janë më të mëdhenj.

Një laps i zi ose kafe në qepallat e sipërme është pothuajse standard për shumë gra që besojnë se një përbërje e tillë krijon një formë më të bukur.

Mirëpo, shumica e grave nuk marrin guximin që qepallat e poshtme t’i ngjyrosin me laps për shkak të mendimit të gabuar që do të zvogëlonte sytë, shkruan Mind Body Green.

Lapsi në qepallat e poshtme

Nëse aplikoni në mënyrën e duhur grimin, lapsi në qepallat e poshtme vizualisht do t’i rrisin sytë.

Nëse aplikoni në mënyrën e duhur grimin, lapsi në qepallat e poshtme mund të krijojnë përshtypjen që sytë ju janë më të mëdhenj.

– Linja e hollë e lapsit në qepallat e poshtme mund të rrisë vizualisht sytë tuaj. Teknika të cilën e preferoj përfshin lapsin krem për sy, të cilin me brushë lyej ngadalë nën qepallë, thotë grimierja
Jenny Patinkin.

– Propozoj kombinimin e ngjyrës së kafenjtë dhe të hirtë, – thotë ajo.

Me krijimin e nuancës suptile horizontale nën sy krijohet iluzioni që linja e poshtme e qerpikëve është më e ulët, andaj sytë duken më të mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat