Nxirrni në pah: Nëse keni sy të gjelbër, këto ngjyra të grimit më së shumti ju përshtaten

Life style

Nxirrni në pah: Nëse keni sy të gjelbër, këto ngjyra të grimit më së shumti ju përshtaten

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:57
Foto Ilustrim

Shpesh për sytë e tillë thonë që janë më të bukurit

Femrat të cilat i kanë sytë të gjelbër janë më të ndjeshme dhe më të dhembshura.

Nëse i keni sytë të gjelbër, këto janë ngjyrat tuaja:

E hirta e gështenjtë

Tonet e poshtme të ngrohta të kësaj ngjyre më mirë u rrinë syve të gjelbër se tonet hirta. Nuanca e hirtë e gështenjtë nxjerr në pah sytë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lapsi ngjyrë kafeje

Lapsat ngjyrë të gështenjtë për sy kanë të njëjtin efekt si edhe lapsat e zinj, por janë më pak të vrazhdë. Më mirë u rrinë syve të shndritshëm.

Ngjyrë thëngjilli

Alajneri i rëndë, i zi mund të duket i fuqishëm në sytë e shndritshëm, posaçërisht gjatë ditës. Lapsi krem ngjyrë thëngjilli është më i butë, alternativë më joshëse. Do t’ju ndihmojë të theksoni ngjyrën e gjelbër të syve, por të mos dukeni të pashije.

Të gjitha nuancat vjollcë

Ngjyra komplementare e së gjelbrës është e kuqja andaj çdo hijesim, tonet e poshtme të së cilës janë në ngjyrë të kuqe, u ndihmojnë syve të gjelbër të theksohen.

Hijesimi i hirtë i argjendtë

Aplikojeni në kapakët e sipërm dhe në këndet e brendshme. Hijesimi i hirtë i argjendtë do t’ju ndihmojë që njëkohësisht të dukeni misterioze dhe e hapur, ndërsa rezultati përfundimtar është dukja elegante dhe fantastike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat