Sa herë duhet t’i prisni flokët, bazuar tek forma dhe lloji i flokëve tuaj?

Life style

Sa herë duhet t’i prisni flokët, bazuar tek forma dhe lloji i flokëve tuaj?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Flokë kaçurela dhe të trashë

Për flokët kaçurel këshillohet një prerje një herë në tre muaj. Në fund të kësaj periudhe 3 mujore flokët fillojnë të kenë maja të dyfishta dhe nyje që këputen lehtë. Nëse dëshironi që t’i rrisni flokët tuaj kaçurel duhet t’i thoni parukieres suaj të presë më pak se gjysmën e inçit. Kështu jeni të sigurtë se ka më shumë flokë që do të rriten sesa flokë që do të priten.

Flokët e paprekur ose flokët e fëmijëve të vegjël

Ky lloj floku është më i shëndetshmi nga të gjithë llojet e tjera. Në rast se ju nuk e keni lyer asnjëherë flokun tuaj dhe nuk e keni ekspozuar asnjëherë në nxehtësi dhe jeni rreth moshës 20-vjeçare mund të kaloni 3 muaj pa i prerë flokët tuaj.

Flokë të gjatë me onde ose të drejtë

Në rast se i trajtoni këta lloj flokësh njëlloj si lëkurën tuaj duke përdorur produkte që i japin shkëlqim, ose maska që e mbrojnë nga nxehtësia mund të qëndroni 8-12 javë pa i prerë flokët tuaj. Ky lloj stili nuk kërkon që të pritet herë pas here në rast se ju kujdeseni për të, sepse nuk ka formë të veçantë.

Flokët në formën “bob”

Këta lloj flokësh kanë një formë shumë të mprehtë gati gjeometrike dhe ju mund të qëndroni vetëm 6 javë pa i prerë.

Flokë të shkurtër

Çfarëdolloj forme të jenë të prerë, flokët e shkurtër kanë nevojë të priten çdo 4 javë në rast se nuk dëshironi që ata fillojnë të hollohen dhe të marrin formë të padëshirura.

Flokë të dëmtuar

Lajmi i keq është se të këta lloj flokësh janë të vështirë për t’u rikthyer përsëri në formën e tyre më të mirë. Lajmi i mirë është se prerja e këtij floku çdo muaj mund të bëjë që gradualisht rrënjët e flokut të fillojnë të kthehen në gjendjen normale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat