Maskë me avokado për mbrojtje nga të ftohtit

Life style

Maskë me avokado për mbrojtje nga të ftohtit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Dimri sjell probleme me lëkurën, si lëkurë të thatë dhe me zbokth, buzë dhe thembra të plasaritura…

Prandaj është me rëndësi të kujdesemi për lëkurën.

Për fillim, përgatitni maskën nga avokadoja. Është e pasur me vitaminën E, e cila i nevojitet lëkurës për të qëndruar e hidratuar.

Vitamina E do të nxisë qarkullimin e gjakut, ndërkaq vaji i avokados mund të quhet zbutës i lëkurës.

Pritni një copë avokadoje, shtojeni nga një lugë mjaltë dhe qumësht.

Të gjitha qitni në blender derisa përbërësit të lidhen midis tyre.

Para përdorimit, është mirë të lani fytyrën dhe pastaj qiteni maskën në fytyrë apo qafë.

Lëreni për pesëmbëdhjetë minuta dhe lani fytyrën me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat