Në çfarë moshe arrini pjekurinë e vërtetë?

Life style

Në çfarë moshe arrini pjekurinë e vërtetë?

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Mosha kur të gjithë presin që ju të jeni të pjekur është 18 vjeç, mirëpo kjo nuk është mosha e saktë e pjekurisë.

Sapo të arrini moshën 18 vjeç, të gjithë do të kërkojnë nga ju që të tregoheni të pjekur dhe matur si një i rritur i vërtetë.

Por kjo nuk është aq e lehtë, sepse njerëzit nuk piqen plotësisht deri kur të arrijnë të 30-at e tyre, thonë shkencëtarët që studiojnë trurin e njeriut.

Shumica e shteteve e shohin moshën 18 vjeç si arsye që ju të filloni zyrtarisht jetën e një të rrituri, dhe ju jeni të detyruar që të mos zhgënjeni familjen dhe rrethin.

Shkencëtarët që studiojnë trurin thonë se njerëzit arrijnë pjekurinë më mosha të ndryshme. Personat 18 vjeç janë akoma duke përjetuar ndryshime në trurin e tyre, që mund të shkaktojnë ndryshime në sjelljen e tyre, ose edhe zhvillimin e sëmundjeve mendore.

Profesori Peter Jones nga Universiteti i Kembrixh, thotë: “Çfarë ne po themi është se të pasurit një deficion se kur kaloni nga fëmijë në të rritur është absurde, është një tranzacion që kalon në tre dekada të tëra e jo në një moshë të caktuar”.

Kur arrini moshën 18 vjeçare, ju keni të drejtë të votoni, blini alkool, merrni kredi dhe do të trajtoheni si një i rritur nëse keni probleme me policinë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Jones beson se një gjykatës me përvojë do të dijë të bëjë dallimin mes një krimineli 19 vjeç që mund të ketë kryer vepër penale nga papjekuria, dhe një krimineli të gdhendur 40 vjeç.

Ai thotë se nuk ka një nivel ku kaloni nga fëmijëria në pjekuri, por ajo ndodhë ngadalë, ndër vite me rradhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat