Ja çfarë u ndodh buzëve tuaja kur përdorni balsam shumë shpesh

Life style

Ja çfarë u ndodh buzëve tuaja kur përdorni balsam shumë shpesh

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:03
Ilustrim

Një grua në SHBA mori një gjobë prej 200 dollarësh për aplikimin e balsamit të buzëve shumë shpesh brenda 24 orëve. Disa prej nesh mund të përdorin balsam buzësh çdo ditë, madje pa ditur efektet e përdorimit të tepërt të tij.

“Bright Side” sjell një listë të gjërave që ndodhin kur përdorim balsam buzësh shumë shpesh.

Buzët mund të bëhen edhe më të thata.

Sipas dermatologëve, balsami i buzëve ka përbërës që mund të irritojnë shumë lëkurën. Këtu përfshihen fenoli, kamfuri, mentoli, aromatizuesit, acidi salicilik dhe vitamina E.

Mund të irritojë zonën rreth buzëve tuaja.

Specialistët konfirmojnë se duhet të aplikojmë balsam buzësh jo më shumë se 3 herë në ditë. Pas zgjimit, pasi të keni ngrënë / pirë diçka, dhe menjëherë para gjumit. Nëse po përdorni shumë shpesh balsam, mund të përjetoni acarim ose mund t’ju shfaqen njolla të vogla rreth së buzëve.

Buzët mund të bëhen më të holla.

Disa formula të balsamit të buzëve krijojnë një pengesë artificiale për të bllokuar lagështinë, duke bërë që buzët të “punojnë” më pak në mënyrë që të ruajnë nivelet e tyre të hidratimit.

Akti i vendosjes së balsamit të buzëve kthehet në varësi.

Ndërsa disa mund të thonë se janë të varur nga balsami i buzëve, Drejtori i “OCD” (Çrregullime obesive-kompulsive), Joel Rose, thotë se kjo nuk është e mundur. Ne nuk mund të jemi të varur nga balsami i buzëve. Në vend të kësaj, ne bëhemi të varur nga mekanizmi qetësues që marrim nga përdorimi i balsamit të buzëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat