Ndal luftës së përjetshme mes vjehrrës dhe nuses, ndonjëherë një buzëqeshje mund të bëjë mrekulli

Life style

Ndal luftës së përjetshme mes vjehrrës dhe nuses, ndonjëherë një buzëqeshje mund të bëjë mrekulli

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

E dashur Maria,

Unë kam 4 fëmijë, djalin të parin dhe tre vajza. Rrahjet e zemrës sime shkaktohen nga mungesa e djalit. Largësia nuk është problemi ynë, aq sa bashkëshortja e tij. Luca (më vjen keq që po të jap një emër të fantazuar, por ai kurrë nuk do të më falte për këtë shpërthim) është 45 vjeç, dhe është i martuar prej dhjetë vjetësh me një grua dy vjet më të madhe se ai. Ata kanë dy fëmijë që vështirë se i do i shoh ndonjëherë, sepse marrëdhëniet tona u prishën në një Krishtlindje pesë vjet më parë, kur djali im më qortoi se isha xheloze dhe dëshiroja të shkatërroja jetën e tij me sjelljen time ndaj nuses.

E vërteta është që, një nënë gjithmonë e kupton kur një grua është e duhur apo jo për fëmijën e saj. Dhe ajo nuk është. E komandon, bën sikur është qendra e botës së tij, e pengon të shohë miqtë e tij të vjetër. Djali im ka ndryshuar që kur është lidhur me të. Frekuenton vetëm njerëz që asaj i vjen për mirë dhe punojnë pa ndërprerje (ka një punë të shkëlqyeshme) për t’i lejuar asaj çfarëdolloj teke.

Kështu gjatë një Krishtlindjeje pesë vjet më parë ndodhi “gjëma”. Nuk mund të duroja më dhe i thashë nuses sime çfarë mendoja. Dhe kjo sepse ajo kishte ndryshuar pas martesës. Në fillim dukej se ishim ne familja e saj, e vëmendshme dhe gjithmonë e pranishme në raste të rëndësishme. Por pasi ajo vuri unazën në gisht, ndryshoi dhe e largoi djalin tim me çdo mënyrë të mundshme. Mbase sepse ajo nuk ka një familje të vërtetë. Prindërit e saj nga jugu u ndanë kur ajo ishte e vogël dhe tani kanë familje të reja me të cilat ajo nuk bëhet shumë. Kështu, kur më tha në mënyrë të pasigurt se për djalin tim familja e vërtetë ishin ata, ajo dhe fëmijët e saj, dhe se unë duhej të arsyetoja, nuk e pashë kurrë më dhe i thashë gjithçka që mendoja. Duke filluar me faktin se ajo po shkatërronte djalin tim, ekonomikisht dhe gjithashtu psikologjikisht.

Por si ndihet një nënë teksa dëgjon nga një e huaj e afërt që nuk është pjesë e familjes së djalit dhe nipërve të saj? Djali im mori anën e saj dhe unë u ndjeva e lënduar. Këtë vit burri im e bindi atë të vinte për Krishtlindje, por nuk mendoj se mund ta kapërcej dhimbjen dhe zemërimin që kam ndaj asaj gruaje.

G.

E dashur G.

Habitem gjithmonë kur marr letra si tuajat. Megjithatë, ato vijnë shpesh. Njerëzit të cilët nuk janë në gjendje të rreshtojnë gjërat e rëndësishme në jetë, të cilët nuk dinë të jenë të lumtur dhe me të vërtetë gjejnë ndonjë justifikim për të mos qenë të lumtur. Mund të keni të drejtë edhe për nusen tuaj. Nuk e di. Por kjo nuk është thelbi i çështjes. Edhe sikur të ishte ashtu, lufta me të bëri që djali të largohej nga ti. Çfarë more? Djali juaj bëri një zgjedhje, por edhe sikur të merrte anën tuaj do të kishit krijuar një problem me gruan e tij. Në çdo rast, sjellja juaj e lëndoi atë dhe mbi të gjitha ju dëmtoi.

Ne duhet të mësojmë t’i lëmë gjërat të na rrëshqasin, të mbrohemi dhe të mbrojmë ata që duam. Ndonjëherë për ta bërë këtë duhet të bëni sikur nuk shihni dhe nuk dëgjoni.

Një buzëqeshje e shtypur mund të bëjë mrekulli dhe të jetë më e egër sesa një e vërtetë që bërtet në fytyrë. Me ndryshimin thelbësor të mos e lejoni kurrë veten të shkojë në anën e gabuar.

Dhe pastaj sa e mërzitshme është kjo luftë e përjetshme midis vjehrrës dhe nuses për të pasur vendin e nderit në zemrën e mashkullit të shtëpisë. Këto janë histori që nuk mund të dëgjohen më. Përpiquni ta kaloni në qetësi me të gjithë të afërmit tuaj, duke shtypur atë buzëqeshje të bekuar. Më fal për sinqeritetin, po ccfarë gjyshe je? Ke gabim edhe në përdorimin e përemrit vetor. Ju thoni “fëmijët e saj”, sikur fëmijët të mos jenë të fëmijës suaj. Ata janë fëmijët “e tyre”. Ju pothuajse nuk i keni parë kurrë nga një inat i padobishëm. Ishe ti që i humbe.

Ndryshoni historinë tuaj, fshijeni zemërimin tuaj, gëlltisni krenarinë tuaj dhe mirëpritni familjen tuaj, me një buzëqeshje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat