“A mund t’i besoj ish-partnerit që do që të rikthehet me mua?”- 34-vjeçarja nuk di si të veprojë pasi u tradhtua për një grua tjetër

Life style

“A mund t’i besoj ish-partnerit që do që të rikthehet me mua?”- 34-vjeçarja nuk di si të veprojë pasi u tradhtua për një grua tjetër

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:43
Ilustrim

Një vajzë vendosi të tregojë historinë e saj, ku ish-partneri i kërkon të rikthehen bashkë pasi e la për një grua tjetër. “Dear Deidre” tregon se si mund të veprohet në këtë rast, shkruan “The Sun”.

“Ish i dashuri im kërkon që të rikthehemi bashkë dhe të vazhdojmë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, pasi i mbylli të gjitha me mua për shkak të një gruaje tjetër.

Ne po planifikonim të ardhmen tonë së bashku dhe ai më ka thënë se nuk ka dashur kurrë askënd tjetër si mua. Ma theu zemrën.

Jam 34 vjeç dhe ai është 36 vjeç. Ai qëndroi me këtë grua për disa javë, por gjërat mes tyre shkuan keq dhe tani nuk kanë më asnjë kontakt.

Ne kemi folur disa herë që kur ata u ndanë dhe tani po më kërkon të rikthehemi bashkë.

Si mund t’i them që nuk ka asnjë mënyrë të kthehem në shtrat me të, kur ka fjetur me një grua tjetër?

Ai më thotë se nuk kanë bërë seks, por nuk e di nëse është e vërtetë apo ai thjesht po thotë atë që unë dëshiroj të dëgjoj. A do të jem ndonjëherë në gjendje t’i besoj përsëri?”

“Dear Deidre” është përgjigjur si më poshtë:

“Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ju ka shkaktuar dhimbje dhe ankth të madh.

Besimi kërkon kohë për t’u ndërtuar dhe mund të shkatërrohet sa hap e mbyll sytë.

Jepini vetes pak kohë dhe nëse ende po përpiqeni që t’i besoni ish-partnerit, atëherë do ta kuptoni se cili është momenti i duhur për të vazhduar më tej.

Por mos harroni se, nëse keni zgjedhur të dy t’i jepni një shans tjetër njëri-tjetrit, duhet ta hidhni pas krahëve të kaluarën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat