Ide krijuese për dhurata

Life style

Ide krijuese për dhurata

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Me materiale prej qelqi mund të krijohen lehtë dhurata dhe njëkohësisht mund të ruhen. Janë të mrekullueshme si për dhurata, por edhe për t’u mbajtur në zyrë apo në shtëpi.

Në këtë material do të gjeni disa ide gjeniale që do t’ju frymëzojnë të filloni të krijoni edhe ju. Filloni me një enë të pastër dhe të thatë qelqi. Shtoni një shtresë shkëmbinj në pjesën e poshtme të enës, pastaj një shtresë të hollë e qymyr druri për të mbajtur mjedisin të pastër dhe për të shmangur mykun.

Një shtresë plehu vjen më pas, edhe pse ju mund të shtoni një shtresë me gurë të vegjël. Lini hapësirën e nevojshme për të vendosur lulen e parapëlqyer dhe në fund duhet ta vendosni në një vend me dritë dhe diell.

Ujiteni nga pak që të mos kalbet.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat