​Pyetjet e intervistës rreth historisë së edukimit të kandidatëve

Life style

​Pyetjet e intervistës rreth historisë së edukimit të kandidatëve

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Në disa vende të punës pjesa më e rëndësishme kur duan të punësojnë dikë është edukimi i tij. Rekruterët mund të bëjnë shumë pyetje në lidhje me këtë, në mënyrë që të kuptojnë sa më shumë rreth edukimit të kandidatit. Pyetje të tilla në intervistë bëhen edhe për të vërtetuar nëse i keni me të vërtetë ato nivele, siç i keni shënuar në dokumente të aplikimit.

Këshillë: Nëse niveli juaj akademik nuk është aq i gjerë, apo nuk i përshtatet pozitës, mund të shpjegoni se si pjesa tjetër e edukimit lidhet me atë punë!

Janë një numër i madh i pyetjeve që lidhen me edukimin. Por pavarësisht prej pyetjeve, intervistuesit duan të dinë se si lidhen me punën në të cilën keni aplikuar. Këto pyetje janë më të shpeshta nëse ju sapo keni diplomuar, sepse kujtimet rreth çështjes së edukimit janë ende të freskëta.

Në fund, rekruterët mund t’ju pyesin se për çfarë arsye edukimi juaj nuk përputhet me kërkesat e punës? Për shembull, nëse është kërkuar niveli master për atë pozitë dhe ju nuk e keni, intervistuesi mund t’ju pyesë përse nuk e keni vazhduar masterin dhe si mungesa e një grade të tillë mund të ndikojë në aftësinë për ta bërë këtë punë.

Pyetjet më të shpeshta rreth edukimit në një intervistë pune

Më trego rreth historisë tuaj të edukimit?

Kjo është një pyetje e drejtpërdrejtë. Intervistuesit duan që ta konfirmojnë nivelin tuaj të arsimimit që keni dhe ta shikojnë nëse përputhet me atë që keni shënuar në aplikacion. Kjo është po ashtu një mundësi për juve që ta lidhni arsimimin me aftësitë që janë të rëndësishme për pozitën në fjalë. Ndërsa, herëve të tjera kjo lidhje mund të jetë më e paqartë, por të paktën, mund të shihet aftësia juaj se si dini ta përshtatni atë.

Si ju ka përgatitur edukimi për karrierë?

Intervistuesit janë të etur për ta parë lidhjen me përgatitjen akademike dhe karrierën. Në disa raste, mund të ketë lidhej të drejtpërdrejtë, për shembull, mund të keni arsimin edhe në master dhe aplikoni për pozitën e mësuesit.

Shembull:E di që bachelori në gjuhë angleze mund të duket një fushë plotësisht tjetër me shkencat kompjuterike, por një gjë që e kam mësuar derisa kam punuar si inxhinier është rëndësia e komunikimit. Këto janë disa aftësi që i kam mbrehur përmes përvojës sime, edhe pse ajo gradë nuk ishte aq e lartë. Pastaj, në kohën sa isha duke punuar e kuptova që programimi ishte një pasion, kështu që, u regjistrova për shkenca kompjuterike në X universitetin, për t’i forcuar ato aftësi që i kisha zbuluar te vetja.

Më trego rreth asaj se si një kurs apo ndonjë projekt ju ka ndihmuar që të gjeni ndonjëherë punë?

Intervistuesit tentojnë që të shohin lidhjen në mes të pjesës akademike dhe përvojës së punës, si dhe të shohin se si aftësitë akademike janë të aplikueshme.

A arrijnë gradat e shkollimit tuaj që ta reflektojnë gjithë potencial tuaj?

Kjo pyetje do t’ju bëhet nëse shkollimi juaj nuk është edhe aq i lartë. Por, është një mundësi për ju të shpjegoni se për çfarë arsye nuk është kaq e lartë. Nëse keni mesatare të mirë të notave, mund të përgjigjeni “po” dhe ta elaboroni pakë.

Pse nuk e keni vazhduar nivelin e masterit?

Në disa industri, niveli i masterit mund të jetë si tregues i ambicieve. Apo mbase intervistuesi thjesht është kurioz ta dijë nëse keni plan që të ktheheni në shkollë. Kjo është gjithashtu një mundësi për të treguar që ju jeni duke vazhduar të grumbulloni njohuri edhe pse nuk keni një diplomë pasuniveristare.

A ndiheni ndonjëherë i/e penduar për mënyrën se si e keni harxhuar kohën gjatë kolegjit?

Kjo është një pyetje që kërkon që të bëni disa vetë-reflektime. Po ashtu, u tregon intervistuesve shumë rreth karakterit tuaj. Gjeni një mes, mos u thoni përgjigje të tilla si “Nuk kam ndonjë pendesë”, apo të jepni ndonjë përgjigje shumë negative për veten!.

Pse nuk e keni përfunduar kolegjin?

Përderisa kjo pyetje mund t’ju bëjë të dukeni sikur nuk i qoni gjërat deri në fund, mos ngurroni t’i shpjegoni arsyet edhe në qofshin ato familjare!

Këshilla se si të përgjigjeni në pyetje të tilla

Lidhni arsimimin me punën: Cilado qoftë përgjigja, sigurohuni që ta lidhni edukimin tuaj dhe kualifikime të tjera me pozitën. Përpara intervistës krijoni një listë me aftësitë dhe përvojat, si dhe mendoni për të gjitha ato projekte që i keni përfunduar dhe ju kanë ndihmuar në këto aftësi.

Merrni parasysh aktivitetet jashtëshkollore: Nuk është patjetër që të përfshini vetëm shembuj, brenda kohës sa keni qenë në shkollë apo në universitet. Mund të përmendi gjithashtu edhe aktivitete jashtë tyre, por që ju kanë ndihmuar që t’i forconi aftësitë.

Merrni parasysh aftësitë transferueshme:Nëse keni diplomuar në diçka që nuk ka lidhje me punën, përpiquni të mendoni për ato aftësi që i keni zhvilluar në ligjërata të ndryshme e që mund t’i përdorni për këtë pozitë. Për shembull, nëse keni diplomuar për gjuhe shqipe apo ndonjë gjuhë tjetër dhe po aplikoni për ndonjë pozitë që në thelb të saj është komunikimi, atëherë tregoni se të gjitha detyrat dhe projektet ju kanë ndihmuar që të aftësoheni në këtë fushë!

Zgjerohuni nga CV-ja: Punëdhënësi tashme veç e di se cila është historia jote e shkollimit, për shkak se e ka parë në CV, prandaj është mirë që të zgjeroheni më shumë. Përmendi ndonjë përvojë, ligjëratë apo ndonjë kurs të veçantë që ju ka ndihmuar të përgatiteni për punën!

Mos jini modest: Nuk është koha që t’i zvogëloni arritjet akademike. Madje, mos hezitoni as t’i përmendni vlerësimet nga profesorët në ndonjë projekt!

Mos gënjeni: Nëse nuk keni pasur nota të mira gjatë shkollimit, apo nuk e keni përfunduar ende ndonjë nivel, mos gënjeni te punëdhënësi! Kjo është një gënjeshtër që zbulohet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat