Atletet që duam dhe duhet të kemi, këtë pranverë sërish zgjidhini të bardha

Life style

Atletet që duam dhe duhet të kemi, këtë pranverë sërish zgjidhini të bardha

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Atletet janë dashuria e çdo vajze që do rehati kur del nga shtëpia e ka një ditë të gjata përpara në punë. Me një palë atlete të bardha ne ju sigurojmë që nuk do dilni huq as këtë pranverë –verë që po afron. Doni arsye që t’iu mbushet mendja?

Atletet e bardha kombinohen me gjithçka, nga kostumet sportive tek xhaketat serioze. Vetëm duhet të bëni kujdes me llojin e atletes që zgjidhni të vishni. Veshja e ktij sezoni është një bluzë e thjeshtë dhe një palë xhinse mom fit.

Atletet e bardha i japin një tjetër ngjyrim veshjes suaj. I heqin monotoninë për ta bërë të duket më e bukur.

Nga atletet me platformë, tek ato krejtësisht të sheshta, ka pafund modele që mund të zgjidhni. Dhe ju që keni qejf ngjyrat, mund të zgjidhni ato që kanë pak ngjyra në modelet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat