A zhduken çorapet tuaja si me magji në rrobalarëse?! Kjo është përgjigja për këtë enigmë!

Life style

A zhduken çorapet tuaja si me magji në rrobalarëse?! Kjo është përgjigja për këtë enigmë!

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 07:45
Ilustrim

Po pyesni veten, a i “vodhi” makina e larjes së rrobave çorapet tuaja?

Mos u çuditni, çorapet dhe gjërat më të vogla mund të zhduken me të vërtetë gjatë larjes, ndërsa ekspertët zbulojnë se çfarë ndodh në të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Koha ka ardh me ble mirë e lirë! Bjeri shkurt edhe këtë javë me ofertën më t're!

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Në gomën e cila gjendet midis derës dhe brendisë së rrobalarëses mund t’i gjeni pothuajse të gjitha çorapet.

Në të vërtetë, kur dera e rrobalarëses mbyllet, kjo gomë i kapë fuqishëm dhe nuk lejon që uji të dalë.

Gjatë ciklit të larjes çorapet thjesht mund të mbërthehen midis gomës dhe pjesës së metaltë të kazanit.

Veç kësaj, çorapet dhe pjesët e tjera të vogla të cilat kanë “rënë” nga kazani gjatë larjes mund të gjenden brenda rrobalarëses, vetëm duhet hequr kapakun.

Si do ta zgjidhni këtë problem?

∙ Rregullisht hiqni gomën, pastrojeni dhe merrni çorapet, nëse janë aty.

∙ Mos e mbushni rrobalarësen me sasi të mëdha rrobash gjatë larjes.

∙ Përdorni një qese të vogël me rrjetë për larje të rrobave të imëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat