Për një maskë të shkëlqyeshme të fytyrës, e cila shtrëngon lëkurën

Life style

Për një maskë të shkëlqyeshme të fytyrës, e cila shtrëngon lëkurën

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Për një maskë të mirë nuk keni nevojë që të shpenzoni shumë para, përbërësit natyralë dhe të lirë janë ata për të cilët keni nevojë për një maskë të shkëlqyeshme të fytyrës, e cila shtrëngon lëkurën e saj.

RECETA PËR MASKË

Përbërësit: - dy deri në tri lugë me jogurt - gjysmë bananeje të pjekur - një lugë të vogël me mjaltë. Bananen e shtypni dhe e përzini me përbërësit tjerë. Maskën e formuar e aplikoni në fytyrë, pritni që të thahet për 15-20 minuta dhe e shpëlani së pari me ujë të ngrohtë e më pas me të ftohtë.

Bananet janë të pasura me materie ushqyese që janë të mira për lëkurën, ndërsa studime të ndryshme kanë zbuluar se bananet janë të shkëlqyeshme për reduktim të rrudhave. Acidi i qumështit nga jogurti ofron një piling të butë, ndërsa mjalti ofron hidratimin e nevojshëm për lëkurën.

Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet t lëkurës, e mund ta aplikoni për çdo ditë deri kur t'i vëreni përmirësimet. Duhet ta dini se rezultatet nuk do t'i shihni pas dy ose tri ditëve, bëhet fjalë për një maskë natyrale dhe efekti i saj është më i ngadalshëm sesa preparatet e fabrikave. Rezultatet e para do të duhej të shihen pas tri javëve të përdorimit të përditshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat