Nëse ai fillon papritur të bëjë këto shtatë gjeste dijeni se po ju mashtron

Life style

Nëse ai fillon papritur të bëjë këto shtatë gjeste dijeni se po ju mashtron

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Nëse një foto flet sa 1000 fjalë, e sigurtë që një gjest, një veprim, një sjellje, një mbajtje qëndrimi thotë shumë më shumë! Shpesh përpiqemi t’i lexojmë këto shenja dhe jo rrallë herë gabojmë, duke akuzuarin personin që kemi përballë se po gënjen!

Mund të ndodhë që ne të gabojmë dhe ai të jetë i sinqertë, ose mund të ndodhë që ju të gënjeheni ! Megjithatë psikologët shprehen se shenjat e mëposhtme janë ato që do të “vulosin” nëse keni të bëni me një mashtrues apo jo!

1. Pastrimi i fytit

Është reagimi që trupi i njeriut bën kur stresohet ! Lind nevoja për pastrimin e fytit, pasi lagështia e pranishme në fyt rivendoset në lëkurë në formën e djersës.

2. Gëlltitje e fortë

Në mënyrë të ngjashme, mungesa e lagështisë në gojën e gënjeshtarit për shkak të reagimeve të papritura shkakton gëlltitje të forta, shpesh të referuara si "kërcimi i mollës së Adamit".

3. Kërcitja e nofullave

Kjo gjë stimulon gjëndrat e pështymës në pjesën e pasme të fytit. Kjo lëvizje është një përpjekje për të njomë fytin e tyre të thatë

4. Shikoni drejtimin qe marrin sytë e tyre

Sytë tanë tregojnë se ku trupi dëshiron të shkojë. Gënjeshtarët shpesh shikojnë drejt daljes më të afërt, duke “shprehur” dëshirën e tyre për të shpëtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ankthi i shkaktuar nga gënjeshtra.

5. Lëvizja e kokës

Gënjeshtarët priren për të lëvizur kokat e tyre pak prapa kur ata gënjejnë. Ky gjest delikat është një përpjekje për të distancuar veten nga burimi i ankthit të tyre

6. Kthejnë kurrizin

Sillen si të nervozuar nga mungesa e besimit tuaj dhe mundohen ta kalojnë situatën duke ndërruar temë bisede.

7 Prekin në mënyrë të pavetëdijshme pjesë trupi si qafa,duart apo gjunjtë kur janë ulur.

Megjithatë asnjë nga shenjat e mëposhtme e shkëputur nga të tjerat nuk përcakton nëse bashkëbiseduesi po gënjen apo jo! Këto gjeste jo verbale janë më të besueshme kur ndodhin njëkohësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat