E konfirmon studimi: Beqarët janë më të lumtur në jetë

Life style

E konfirmon studimi: Beqarët janë më të lumtur në jetë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Të jesh beqar ka favoret e veta dhe ky nuk është vetëm një opinion i thjeshtë i yni, por përfundim i nxjerrë nga shkenca. Në fakt janë disa studime që kanë dalë në përfundimin se jeta pa partner është njësoj ose edhe më mirë se ajo me një të dashur.

E fundit që foli për këtë temë është Dr. Bella DePaulo nga Universiteti i Kalifornisë. Sociologia dhe grupi i saj i punës kanë treguar disa nga benefitet që kanë vajzat dhe djemtë beqarë:

Në të gjithë botën personat single janë duke u shtuar së tepërmi. Deri tani është arritur vlera me afro 20% në të gjithë botën. Kjo sepse jetesa vetëm është më e përballueshme sesa kur ke dikë tjetër në bashkëjetesë.

Nga studimi që përfshiu rreth 814 persona beqarë dhe të martuar, doli konkluzioni se ata që nuk janë në një marrëdhënie janë më të lumtur dhe të përmbushur. Gjithashtu kanë më shumë motivim. Beqarët kanë raport më të ngushtë me miqtë dhe të afërmit dhe i arrijnë më shpejt qëllimet e tyre.

Dhe për ta mbyllur, beqarët kanë shumë më pak stres se personat në një marrëdhënie.

Ne ju treguam ç’thotë shkenca, zgjedhjen e keni ju në dorë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat