6 gjëra që shkaktojnë njolla të errëta në fytyrë

Life style

6 gjëra që shkaktojnë njolla të errëta në fytyrë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për lëkurën, një nga problemet më të shpeshta janë njollat e zeza në fytyrë. Ato nuk shfaqet më kot, ka disa faktorë që ndikojnë.

1. Dritat e brendshme

Pak njerëz e dinë, por ekspozimi ndaj dritave të brendshme në shtëpi mund të shkaktojë njolla të errëta. Kjo sepse drita fluoreshente mund të ndikojë një hiperpigmentim të lëkurës. Kjo lloj drite është e pranishme në kompjuter, televizor dhe në celular. Për ta parandaluar, përdorni çdo ditë krem dielli.

2. Shtypja e puçrrave

Kur shihni pikat e zeza në fytyrë, është e parezistueshme shtypja e tyre. Por është e rëndësishme të mos e bëni, sepse për shkak të inflamacionit, që bën lëkurën të prodhojë melaninë, çon në njolla të errëta, madje edhe plagë. Për ta parandaluar atë, këshillohuni me një dermatolog për të kuptuar shkakun e puçrrave tuaja dhe si ta trajtoni më mirë, informon abcnews.al.

3. Nuk vendosni krem dielli

Ju mendoni se krem dielli duhet të mbani vetëm në plazh, apo jo? Por ju duhet të dini që kremin e diellit duhet të vendosni çdo ditë dhe duhet ta ri-aplikoni çdo dy orë. Duke marrë parasysh që shumica e njollave të errëta shkaktohen nga dielli, gjithmonë mbani krem ​​mbrojtës, duke filluar nga mëngjesi.

4. Mos heqja e makijazhit gjatë natës

Një nga shkaktarët më të shpeshtë të njollave në fytyrë është makijazhi, të cilin nuk e hiqni gjatë natës. Disa produkte, veçanërisht ato acidike, kanë potencialin për të pastruar njollat por edhe të irritojnë lëkurën tuaj, duke shkaktuar njolla të errëta. Nëse acidi në makijazhin tuaj ka potencial të irritojë lëkurën tuaj, mos harroni ta hiqni atë duke larë fytyrën, abcnews.al.

5. Kombinimi i limonit dhe diellit

Ju mund të pastroni njollat në fytyrë me lëng limoni, por mos harroni se kur kombinohet me rrezatimin e diellit, njollat, jo vetëm që nuk do hiqen, por do të përkeqësohen. Për të mos u ndodhur kjo, gjithmonë lajeni mirë lëngun e limonit nga lëkura juaj.

6. Shtatzënia

Hormonet gjatë shtatzënisë janë krejtësisht të natyrshme. Këto ndryshime hormonale mund të shkaktojnë diçka të quajtur “chloasma” ose “maskë e shtatzënisë”. Për fat të mirë, këto njolla të errëta priren të zbehen sapo të mbarojë shtatzënia. Për të mos i përkeqësuar ato, gjithmonë përdorni krem mbrotjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat