Kadifeja, lule e bukur me aromë dehëse, e cila nuk kërkon pothuajse fare kujdes

Life style

Kadifeja, lule e bukur me aromë dehëse, e cila nuk kërkon pothuajse fare kujdes

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Është një bimë ideale për kopshte, por edhe për ballkone.

Kjo bimë e bukur me prejardhje nga Amerika Qendrore do të lulëzojë në pothuajse çdo vend.

Është e njohur për lulet e saj të verdha dhe portokalli, dhe lulet e saj mund të jenë të thjeshta ose të plota, transmeton Telegrafi.

Në varësi të varietetit, kadifeja (lat. Tagetes), do të rritet 20 deri në 70 centimetra në lartësi, dhe më së miri u përshtaten vendet me diell deri në gjysmëhije.

Ajo bën pjesë në grupin e bukurosheve me kërkesa të pakta të cilat përherë kanë sukses.

Kadifeja është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyeshme nëse jeni duke kërkuar për një bimë që do të mbijë shpejt. Me pak dhé dhe ujë kjo mund të mbijë brenda pak ditësh.

Është një bimë që lulëzon për një kohë shumë të gjatë, nga qershori deri në dimër.

Nëse dëshironi të zgjasni lulëzimin e saj sa më shumë që të jetë e mundur, është e rëndësishme që rregullisht të hiqni lulet e thata.

Këtë lule nuk keni nevojë të vadisni shumë shpesh ose tepër shumë.

Kadifeja tërheq bletët, dhe në të njëjtën kohë, me aromën dhe shijen e tyre, dëbojnë insektet që mund të dëmtojnë kopshtin. Nëse kjo lule lulëzon në kavanoz, mushkonjat nuk do t’ju mërzisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat