Trajtimi i flokëve me vaj ulliri

Life style

Trajtimi i flokëve me vaj ulliri

Më: 28 mars 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Për shkak të faktit që është një hidratues dhe zbutës i shkëlqyer, vaji i ullirit ka gjetur përdorim në pothuajse të gjithë shamponët, serumet dhe maskat e flokëve. Thuhet që nëse përdorni rregullisht vaj ulliri për trajtimin e flokëve tuaj, nuk do të keni nevojë për të shkuar në sallone të bukurisë, pasi ky lloj vaji është njëri nga produktet e pakta që nuk kanë kundërefekt në lëkurën e kokës suaj.

Për shkak të acideve yndyrore që gjenden në vajin e ullirit, ky produkt ndikon në zbutjen dhe shtimin e shkëlqimit të flokëve. Më poshtë jua kemi sjellë disa nga përfitimet më të mëdha që flokët tuaj mund t'i nxjerrin nga vaji i ullirit: Njëri nga problemet më të mëdha, me të cilin ballafaqohen femrat bashkëkohore është zbokthi. Zbokthi zakonisht shfaqet pasi që lëkura e kokës thahet dhe si rrjedhojë, flokët tuaj bëhen të brishtë. Për më tepër, trajtimi i flokëve me vaj ulliri, një apo dy herë në javë, ndikon edhe në zbutjen e tyre si dhe në kthimin e shkëlqimit të humbur.

E tëra që duhet të bëni është t'i ndiqni hapat e mëposhtëm dhe të shihni se sa çudibërës është ky produkt.

Hapi i parë -

Merrni dy lugë gjelle vaj ulliri dhe filloni t'i bëni masazh lëkurës së kokës dhe flokëve tuaj. Duke bërë një gjë të tillë ju stimuloni qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe në zbutjen e lëkurës dhe flokëve.

Hapi i dytë -

Lageni një peshqir me ujë të vaktë dhe me të mbështillini flokët tuaj. Lëreni peshqirin në kokë për rreth njëzet minuta, deri sa peshqiri të ftohet. Hapi i tretë - Pastrojini flokët siç bëni zakonisht, me shamponin tuaj të rregullt. Nëse vaji nuk largohet nga flokët, përsëriteni procesin e pastrimit. Si rezultat do të fitoni lëkurë më të butë të kokës dhe flokë me më shumë shkëlqim.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat