Pse bëjmë dallime mes zhanreve të muzikës dhe nuk na pëlqejnë të gjitha? Shkenca e shpjegon këtë

Life style

Pse bëjmë dallime mes zhanreve të muzikës dhe nuk na pëlqejnë të gjitha? Shkenca e shpjegon këtë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Si na krijohen neve preferencat muzikore dhe a mund të ndryshojnë ato?

Mendoni për këngën tuaj të preferuar. Çfarë të pëlqen për të? të bënë të vallëzosh, apo të ndreq disponimin? Apo ndoshta shpreh atë që po ndjen ti?

Çfarëdo qoftë, reagimi juaj për këtë këngë do të ishte të ngish volumin.

A e keni ndarë ndonjëherë këngën tuaj të preferuar me një mik ose familjar? A patën edhe ata reagimin e njëjtë apo e panë me një sy tjetër?

Epo me shumë gjasë mund të ketë qenë një këngë e bukur për ta por nuk do ta pëlqejnë njësoj si ju sepse kanë preferenca të tjera muzikore.

Pra çfarë na bënë të zgjedhim? Mund të duket e thjeshtë në shikim të parë për ty, por në fakt është më e komplikuar sepse ka disa faktorë që ndikojnë në shijen tuaj muzikore.

Sigurisht faktori kryesorë është personaliteti. Zakonisht stili i muzikës i përshtatet personalitetit tuaj. Nëse jeni person më i gjallë do të preferoni këngët që iu bëjnë të lëvizin, nëse jeni person i qetë, preferoni diçka relaksuese.

Gjithashtu edhe mosha ka shumë rëndësi. Këngët tuaja të preferuara sigurisht nuk do të përshtaten me atë të prindërve tuaj. Muzika që dëgjoni si adoleshent gdhendë stilin e muzikës që do të dëgjoni gjatë gjithë jetës tuaj, por me moshë edhe atëherë mund të ndryshoj.

Edhe rrethi juaj dot ë ndikoj në shijen tuaj. Nëse miqtë tuaj dëgjojnë një stil muzike, mundësitë që edhe ju ta preferoni do të jenë më të larta. Ose nëse ndërroni rrethin e shoqërisë, edhe shija juaj do të ndikohet.

A i dëgjoni të gjitha këngët e njëjta çdo ditë? Me shumë gjasë jo. Mund të preferoni këngë më të qeta një ditë, dhe këngë më të gjalla ditën tjetër. Varet shumë nga disponimi që keni.

Të gjithë faktorët ndikojnë në mënyrën se si e shihni një këngë. Një studim i bërë në vitin 2012 ka zbuluar se 5 veçoritë e muzikës që e ndikojnë zgjedhjen tuaj janë:

Muzika e butë

Muzika që ndërlidhet me shoqërinë

Muzika e sofistikuar

Muzika intensive

Muzika kampestrale që ndërlidhet me familjen dhe kulturën që jeni rritur

Pra në bazë të këtyre veçorive që mund të ketë muzika ne bëjmë zgjedhjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat