Dallimi midis kremit të ditës dhe atij të natës: Pas moshës tridhjetëvjeçare, kemi nevojë për të dyja

Life style

Dallimi midis kremit të ditës dhe atij të natës: Pas moshës tridhjetëvjeçare, kemi nevojë për të dyja

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Me hyrjen në vitet e tridhjeta, çdo femër ka nevojë për kujdes më intensiv të fytyrës, sepse lëkura ngadalë humb elasticitetin e saj, prodhimi i kolagjenit bie dhe rrudhat bëhen më të dukshme

Regjimi i duhur i kujdesit përfshin si kremin e ditës ashtu edhe atë të natës.

Kremi i ditës

Detyra kryesore e kremit të ditës është mbrojtja e lëkurës nga ndotja e përditshme dhe era. Krijon një lloj barriere dhe parandalon tharjen e lëkurës. Thithet lehtësisht dhe nuk lë mbetje të yndyrshme.

Më së shpeshti përmban një filtër UV, i cili e mbron nga rrezatimi i dëmshëm dhe rrudhat e parakohshme. E aplikojmë kremin e ditës në mëngjes dhe, nëse është e nevojshme, gjatë ditës.

Kremi i natës

Është i pasur me përbërës aktivë që nxisin ripërtëritjen e lëkurës, e hidratojnë thellësisht. Kremi i natës është më i pasur se kremi i ditës dhe depërton në lëkurë më lehtë.

Kremrat janë më të nevojshme për lëkurën e thatë që e humb lehtë lagështinë, thahet dhe çahet më shpejt. Sidoqoftë, ato me bazë parfumi duhet të shmangen pasi mund të shkaktojnë skuqje dhe zbokth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat