Përse burrat i tradhtojnë gratë?

Life style

Përse burrat i tradhtojnë gratë?

Lekë Imeraj Nga Lekë Imeraj Më 9 prill 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Në çdo rast dhe kudo, dëgjojmë tradhti bashkëshortore. Nga burrat dhe gratë por, kryesisht nga burrat. Miliona njerëz, meshkuj dhe femra, janë ndëshkuar, dhunuar, kanë humbur edhe jetën, për tradhti bashkëshortore, dhe ajo nuk ndalet. Në asnjë vend dhe në asnjë kulturë.

Presidentë, kryeministra, ministra, politikanë, VIP-a, dhe… meshkuj të të gjitha kategorive, e kanë provuar ose ëndrrojnë ta provojnë gruan e huaj në krevat.

Ndoshta do të duhet kohë që njerëzimi të harrojë aferën e presidentit të Amerikës, Bill Clinton me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Lewinski. Ky nuk është rasti i parë, i njohur, nga personalitetet e botës.

Helmut Schmidt (1918-2015), njëri ndër bundeskancelarët më të sukseshëm të Gjermanisë, njëkohësisht njeriu model në jetën bashkëshortore me gruan e tij Loki, e ka kryer aktin e tradhtisë bashkëshortore. Në një konferencë shtypi, kur ai ishte bundeskancelar, një gazetar e pyeti „E keni tradhtuar ndonjëherë gruan“?

Ai u përgjigj: „Morali im dhe posti që unë mbuloj, e përjshtojnë gënjeshtrën. Po, e kam bërë edhe unë atë punë muti por, vetëm një herë“.

Mund të mendohet shokuese shifra e burrave që shkojnë me gratë e huaja. Sipas studimeve të ndryshme, rreth 79 për qind e burrave, të paktën një herë, e kanë tradhtuar gruan. Mendohet se, 13 për qind e meshkujve, e kenë tradhtuar bashkëshorten, me gruan e shokut të tyre të ngushtë.

Në Gjermani, çdo ditë shkojnë në bordello, rreth 1,5 milion meshkuj.

Përse ndodh kjo!? Përse meshkujt janë, seksualisht, kaq të papërmbajtur!?

Sipas hulumtimeve të bëra nga specialistët psikologë në ketë fushë, arsyet janë disa.

Psikologu dhe filozofi Giulio Cesare Giakobbe, sqaron: „Në princip, çdo martesë do të duhej të ishte rreptësisht monogame, por nuk është. Prandaj kam thënë se, martesa është në kundërshtim me natyrën. Sepse burri, pandryshueshmërisht, është i programuar nga natyra poligam. Kjo është pjesë e instinkteve të tij. Ashtu si dhe instinkti i gruas, për të lindur dhe rritur fëmijë. Besnikëria e partnerit nuk mund të detyrohet. Detyrimi i besnikërisë seksuale është akt dhune…“

„Unë jam skllav i instinktit seksual. Kjo është në gjenin tonë mashkullor. Burrat janë programuar të tillë, si shpërndarës sperme te sa më shumë gra, për të siguruar mbijetesën e species njerëzore. Një mashkull që nuk mendon jashtë krevatit të vet martesor, ose është i programuar gabim ose, është i sëmurë. Normal nuk është“, mendon një „Don Zhuan.“

Në shumë vende të botës, edhe sot, më së shumti në botën islame, poligamia është ligjërisht e lejuar. Themeluesi i Arabisë Saudite, Abad al Aziz ibn Saud (1875-1953), njihet si poligami më i madh në botën islame. Ai kishte 24 gra, të njohura zyrtarisht, dhe 81 fëmijë.

Në shumë vende perëndimore, tradhtia bashkëshortore, edhe kur është e provuar dhe e vërtetuar, nuk njihet juridikisht si shkak për prishjen e martesës.

Meshkujt, biologjikisht janë programuar si, prodhues dhe shpërndarës sperme. Kjo do të thotë që, detyra e tyre primare eshtë, shpërndarja e spermës te sa më shumë femra, për të siguruar vazhdimësinë e species njerëzore. Këtë e bëjnë të gjitha gjallesat mashkullore.

Edhe femrat „vuajnë“ nga instinkti seksual por, reagojnë komplet ndryshe. Ato, diku në mekanizmin e ndjenjave, kanë një „bllokues“. Nëse nuk hapet bllokuesi, nuk shkojnë drejt burrave të huaj. Ato kalojnë nga ndjenja tek veprimi. Nëse nuk e ndiejnë, nuk e bëjnë. Te meshkujt mungon një mekanizëm i tillë. Ata e bëjnë edhe pa ndier gjë fare. Tipik ka qënë Giacomo Casanova (1725-1798).

Ai ishte frekuentues i rregullt në bordello. Gjithandej takonte gra që e hyjnizonin dhe i dorëzoheshin vullnetarisht. Më vonë ai tregonte se, kishte kryer mardhënje seksuale me 122 gra, nga të shoqërisë së lartë, shërbyese, murgesha, aktore. Për të gjitha ato, ai nuk kishte ndier asgjë, kurrë. Shpesh ndodhej para martsës por, në raste të tilla, gjithnjë arratisej nga qyteti.

Duket se burrat, me kalimin e kohës, e humbasin interesin seksual me të njëjtën grua. Pas një viti marrëdhënieje me të njëjtën grua, intersi seksual i mashkullit zbret deri në 50 për qind, në krahasim me muajin e mjaltit. Zbritja vazhdon, gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.

Ky efekt, ndoshta do të kuptohej shumë më mirë, duke marrë për bazë reagimet mashkullore, nga bota shtazore.

Nëse do të merret një ka, dhe do të dërgohet te lopa që kërkon ka, ai në fillim do të ndihet shumë mirë, dhe menjëherë do të mundohet t‘i tregojë asaj, aftësitë e veta mashkullore. Nëse kau do të bie në kontakt me lopë të tjera, ai do të tregojë po të njëjtat aftësi, por nëse do të jetë në stallë, vazhdimisht me të njëjtën lopë, aftësia e tij seksuale bie. Në botën shtazore, tek meshkujt, aftësia seksuale me femra të ndryshme, të llojit të njëjtë, mbetet konstante, si me të parën dhe…me të dymbëdhjetën.

Sipas studiuesve, shkaku është substanca kimike, e quajtur DOPAMINË.

Eksperimentet kanë treguar se, te minjtë meshkuj, kur ata janë vetëm me „bashkëshorten“ e tyre, sasia e dopaminës në gjak, ulet shumë. Sapo ata shikojnë një „damë“ të re, dopamina shpërthen furishëm në gjak. Kështu funksionon edhe truri i mashkullit njeri, sqaron psikologu.

Shkencëtarët i kanë vënë një emër këtij fenomeni, Coolidge-effekt, sipas një anekdote të presidentit amerikan, Calvin Coolidge (1872-1933). Ai, bashkë me gruan e tij, shkoi për vizitë në një fermë bujqësore. Gruaja e tij, siç duket, u bë kurioze ndaj një gjeli, i cili u „kërceu“ me rradhë, disa pulave. Kur dikush i tregoi se gjeli këtë punë bën deri në dymbëdhjetë herë në ditë me pulat, ajo u përgjigj: „Thuajani, mundësisht, burrit tim, z. president“.

Kur presidenti u informua mbi potencën seksuale të gjelit, ai u përgjigj: „Desha të di nëse gjeli e bënte këtë gjë me të njëjtën pulë, apo me pula të ndryshme”?

Kur u sigurua se gjeli, çdo herë e bënte me pula të ndryshme, ai vazhdoi: “Thuajani këtë gjë gruas time”!

Psikologu kanadez, Dennis F. Fiorinio, ka zbuluar bazën biokimike të kësaj dukurie. Ai mendon se, dëshira seksuale, është e fsheur diku, në thellësitë e trurit të mashkullit. Kjo zonë „alarmi“, e fshehur diku te sistemi limbik, përbëhet nga një sistem nervor i posaçëm. Kur mashkulli, njerëzor apo shtazor, e shikon damën e huaj, qelizat nervore informojnë menjiherë qendrat e prodhimit të „drogës“ dopaminë, e prodhojnë atë, dhe e lëshojnë në gjak.

Që dopamina, e rritë në mënyrë të menjëhershme dëshirën seksuale, kjo është vërtetuar shkencërisht nga studiuesit biopsikologë. Në rastet e kontakteve të minjve meshkuj, të mbyllur në kafaz, menjëherë në kontakt me damën e re, sasia e dopaminës ka shkuar deri në 90 %. Pas kontaktit seksual, është ulur deri në dhjetë për qind.

Te bota mashkullore, midis pragramimit biologjik seksual të meshkujve, dhe moralit, ekziston një hendek i madh. Programimi i nxit, morali i frenon, nuk i lejon. Por, pushteti i moralit, duket se është shumë i dobët para pushtetit të programimit seksual natyror. Instinkti seksual, as nuk vritet, as nuk burgoset.

A janë në gjendje meshkujt që ta kontrollojnë instinktin seksual?

Përgjigjja është, po.

Pavarësisht nga programimi, njeriu është në gjendje që ta vë nën kontroll vetveten, në çdo rast dhe rrethanë. Për këtë, një rol të rëndësishëm, luan gruaja. Gruaja, me veprimet ose mos veprimet e saj, është një faktor i rëndësishëm për moralin e burrit.

Logjika ta thotë se, arsyeja kryesore që burrat i tradhtojnë gratë, nuk është vetëm instinkti seksual, por dëshira për të gjetur te dikush tjetër, atë që iu mungon në partneritet.

„Pas katër vjet martese, e tradhëtova gruan. Shkova me një shoqe të punës. Jo se ajo ishte më e bukur se gruaja ime. Perkundrazi, e imja ishte shumë më e bukur. Arsyeja ishte se, tek ajo, gjeta diçka tjetër, diçka që i mungonte gruas time, dhe sigurisht që nuk do ta arrinte kurrë. I mungonte femërorja, delikatesa e femrës. Kolegegja e punës, ishte e brishtë, plot kreativitet dhe fantazi. Dëshira për të qenë kudo dhe sa më gjatë me të, nuk më mbaronte kurrë. Nuk ka gjë më të vështirë se, kur në shtëpi, dëgjon të flitet vazhdimisht vetëm për paratë, borxhet, mobiljet, femijët…“, tregon një 35 vjeçar, i cili pas gjashtë vitesh martesë, u nda me gruan.

„Natyrisht që e imagjinoj veten me një femër të bukur në krevat, si nga ato që i njoh dhe ato që nuk i njoh, por nuk e kam bërë kurrë dhe as që kam ndermend ta bëj një gjë të tillë. Njoh shumë burra, të cilët për një marrëzi me një të huaj, kanë shkatërruar familjen. Prandaj e pyes veten, përse duhet të rrezikoj kot?“, mendon një dyzet vjeçar i martuar.

Megjithatë, burrat nuk heqin kollaj dorë nga e huaja.

Mënyra më e mirë, për ta parandaluar burrin nga tradhëtia, është që gruaja të sillet me të, ashtu siç do të dëshironte që ai, të sillej me gruan.

Nëse gruaja dyshon se burri është në rrugën e tradhtisë, ose e ka kryer aktin, nuk është koha për t‘u grindur. Kontrolli i telefonit të dorës, apo xhepave, për një adresë apo një copë letër me ca fjalë dashurie, është mënyra më e gabuar. Edhe vëzhgimi i burrit, apo tendenca për ta mbyllur në shtëpi, është marrëzi fëmijërore. Eshtë momenti që ajo t‘i krijojë burrit, atmosferën e duhur, brenda familjes, sa nuk është vonë.

Arma më e fuqishme për ta çarmatosur burrin, është lavdërimi. Më shumë përqafime, më shumë puthje, më shumë perkëdhelje, më shumë romantikë, dhe sa më pak, ose aspak brutalitet. Burrat në pergjithësi nuk e durojnë dot brutalitetin. Të gruas, jo se jo.

Autori – shkrimtar, përkthyes, publicist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat