Nëse edhe ju keni akne në prapanicë ndoshta është koha që të mos bartni këtë pjesë rrobash

Life style

Nëse edhe ju keni akne në prapanicë ndoshta është koha që të mos bartni këtë pjesë rrobash

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Shumica e femrave kanë problem me shfaqjen e akneve në prapanicë

Thuajse puçrrat në fytyrë nuk janë ankth i madh, ato shfaqen edhe në prapanicë dhe dinë të jetë dukuri shumë e pakëndshme.

Megjithatë, ekziston një truk i vogël të cilin mund ta bëni në mënyrë që të pengoni shfaqjen e akneve të pakëndshme.

Dermatologu Gabriel Serrano thotë që me këto puçrra shfaqen edhe djersitja.

– Djersitja dhe qëndrimi i djersës në pantallonat tuaja do të thotë që bakteret janë në kontakt të afërt me lëkurën dhe kështu hyjnë në pore, bëjnë irritimin dhe çojnë në shfaqjen e puçrrave.

– Rrobat e ngushta, siç janë xhinset e ngushta të popullarizuara nga materialet artificiale edhe më shumë shtojnë djersitjen dhe shfaqjen e pikëzave të mërzitshme nëpër prapanicë.

Në shfaqjen e puçrrave ndikon përdorimi i tepërt i kremrave dhe losioneve për trup, mirëpo edhe shtimi i qimeve.

Nëse ky problem ju mundon, provoni t’i palosni xhinset tuaja të ngushta në dollap dhe lejoni lëkurës suaj të marrë frymë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat