As shokë, as partnerë: Si ta sqaroni njëherë e mirë situatën ku 'nuk e dini ende se çfarë jeni'

Life style

As shokë, as partnerë: Si ta sqaroni njëherë e mirë situatën ku 'nuk e dini ende se çfarë jeni'

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Në çdo lloj marrëdhënieje, është normale të vijë një moment ku lodheni së foluri dhe doni të dini nëse kjo që po bëni mund të shkojë më tej. Lajmi i mirë është se pavarësisht konfuzionit dhe pasigurive, është plotësisht e mundur që ta ktheni këtë "rrëmujën" në një lidhje të vërtetë, sigurisht, nëse kjo është ajo që duan të dyja palët.

Është e vështirë të jesh i sinqertë, por sapo të shohësh se ndoshta edhe ai/ajo ka pritur ta bëjë këtë bisedë, gjërat mund të duken më mirë. Ka disa mënyra për ta mbështetur këtë ide dhe për të shkuar në një stad që kërkon më shumë përkushtim dhe qëndrueshmëri.

- Mjaft folët me mesazhe dhe takohuni në jetën e vërtetë më shumë, më shpesh!

Të qenit më afër fizikisht është një faktor kryesor në forcimin e lidhjes suaj, që do të thotë se do të duhet të mbështeteni më pak tek telefoni. Dërgimi i mesazheve është një mënyrë fantastike për të mbajtur kontakte, por mund të ndërtojë një ndjenjë false të intimitetit dhe lidhjes nëse përdoret tepër. Ndërkohë, kur takoheni, kuptoni edhe se sa të vërteta janë këto ndjesi. 

- Njihuni me miqtë e njëri-tjetrit

Një mënyrë tjetër për të nxitur një marrëdhënie më të ngushtë? Përfshini miqtë e ngushtë. Sipas Dr. Jess Carbino, një ekspert takimesh (dating) dhe ish-sociolog për Tinder dhe Bumble, përfshirja e njëri-tjetrit në jetët përkatëse sociale mund të ndihmojë në përafrimin e çiftit. Kjo është sidoqoftë personale, pasi disa nuk duan ta përziejnë jetën romatike me atë sociale.

- Lëreni të rrjedhë natyrshëm

Mos sforconi asgjë. Ndjenjat e vërteta do të vijnë aq natyrshëm mes jush, sa nuk do të jetë e nevojshme ta mendoni gjatë apo të stresoheni për vazhdimësinë tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat