E pabesueshme, por e vërtetë! Ja pse çdo grua ka nevojë për një burrë të pabesë…

Life style

E pabesueshme, por e vërtetë! Ja pse çdo grua ka nevojë për një burrë të pabesë…

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Pavarësisht se sa vrazhdë tingëllon, ka disa fakte të dobishme që përmirësojnë jetën e çdo gruaje

Ndjenjat e zemërimit, zhgënjimit dhe tradhtisë janë fazat e para të veprimit të çdo gruaje pasi mëson se burri i saj është i pabesë dhe se ai i kushton kohën e tij të lirë një gruaje tjetër.

Mirëpo, shkencëtarët nga një universitet britanik dolën me të dhëna krejtësisht të papritura pas hulumtimit të gjerë dhe ekzaminimit të grave.

Studiuesit kanë kërkuar një përgjigje për pasojat afatgjata të tradhtisë te një grua e mashtruar dhe e braktisur.

Pas një studimi me 5.705 të anketuar nga 96 vende, ata zbuluan se pasojat afatgjata ishin në të vërtetë pozitive.

Pas një periudhe fillestare trishtimi dhe ndjenjash tradhtie, një grua del nga kjo përvojë me inteligjencë më të madhe dashurore që i lejon asaj të njohë menjëherë vlerat negative në partnerët e ardhshëm.

Në planin afatgjatë, një grua e tradhtuar është fitimtare, vlerëson autori i hulumtimit, Craig Morris.

Pas pabesisë, shumica e grave bëhen më të sigurta në vetvete, dinë se çfarë kërkojnë, prishin më shpejtë një marrëdhënie që nuk i kënaq dhe menjëherë njohin një kurorëshkelës potencial.

Në përgjithësi, gratë bëhen më të forta psikologjikisht në të gjitha fushat dhe marrin më lehtë vendime që janë të mira për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat