Pyetjet 'e turpshme' që njerëzit ua bëjnë fshehurazi ekspertëve të seksit

Life style

Pyetjet 'e turpshme' që njerëzit ua bëjnë fshehurazi ekspertëve të seksit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 06:41
Ilustrim

Bisedat rreth seksit po ndodhin më lirshëm dhe më shpesh sesa dikur. Por edhe kur bëhemi më komodë për të diskutuar tema të caktuara, mbeten disa të tjera që konsiderohen 'të turpshme'.

Edukuesit seksual kanë ndarë me HuffPost disa nga pyetjet në dukje "të çuditshme" ose "të turpshme" që u bëhen gjatë gjithë kohën. Nëse ju, si shumë të tjerë, keni menduar për disa nga këto gjëra, patjetër që nuk jeni vetëm - kështu që nuk ka asnjë arsye për t'u turpëruar.

Më poshtë, ekspertët e seksit zbulojnë disa pyetje të zakonshme dhe përgjigjet e tyre.

1. A jam duke u masturbuar shumë?

Edukuesi i seksit Francisco Ramirez shpesh merr pyetje nga njerëzit që duan të dinë nëse zakonet e tyre të masturbimit janë "normale" ose jo. Ai i siguron ata se çdo mastrubim- qoftë i shpeshtë, i rastit ose dhe në rast kur nuk ndodhë kurrë - është në rregull.

"Për fat të keq, turpi për një kohë të gjatë rreth masturbimit ka bërë që shumë prej nesh të jenë disi skeptikë, ose të pakëndshëm, veçanërisht masturbimin e shpeshtë", tha ai. "Por nuk ka asgjë të keqe me masturbimin shumë herë në ditë."

Sidoqoftë, vërejtja është nëse zakonet tuaja të masturbimit kanë filluar të ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme: marrëdhëniet tuaja, punën tuaj ose përgjegjësitë e tjera. Nëse është kështu, atëherë mund të jetë një çështje që ia vlen të adresohet.

"Por përndryshe, nuk duhet të jetë problem," shtoi Ramirez. "Përveç se ju bën të ndiheni mirë, masturbimi mund të përmirësojë gjumin, të ulë nivelet e stresit, të na lehtësojë ngërçet menstruale etj."

2. A nënkuptojnë fantazitë e mia të çuditshme seksuale se ka diçka që nuk shkon me mua?

Njerëzit kanë një tendencë të lexojnë në fantazitë e tyre dhe të gjykojnë veten për atë që i eksiton ata. Vetëm për shkak se një person mund të krijoj një skenar të caktuar erotik në kokën e tij nuk do të thotë se ata kanë interes të veprojnë sipas tij në jetën reale.

"Të kesh fantazi, pa marrë parasysh sa të çuditshme mund të duken, janë rrugë të sigurta dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një dëshirë të jetës reale për t'u përfshirë në X sjellje," tha Siegel. "Brenda kokës suaj është për ju dhe jeni vetëm ju."

Sidoqoftë, nëse përmbajtja e fantazisë suaj është shqetësueseju, rekomandohet të flisni me një terapist seksi në mënyrë që të mos çojë në sjellje të padëshiruar.

3. Nëse më pëlqejnë ngacmimet në prapanicë, a do të thotë kjo se jam homoseksual?

Kjo është një pyetje që shpesh e bëhet nga burrat pasi u pëlqen ndjesia kur partnerja 'luan' me të pasmet e tyre.

Të marrësh kënaqësi nga një aktivitet specifik seksual nuk thotë asgjë për orientimin tënd seksual.

"Kultura jonë shpesh e lidh lojën anale me të qenit homoseksual," tha Milstein. “Të jesh homoseksual është një orientim. Do të thotë që ju tërhiqeni nga burrat".

4. Si mund ta bëj penisin tim më të madh?

Në një botë të dominuar nga pornografia që ka bërë që peniset jashtëzakonisht të mëdha të duken si normë, nuk është çudi që burrat kërkojnë vazhdimisht mënyra për të rritur madhësinë e tyre.

Por asnjë nga produktet e panumërta, që pretendojnë të zmadhojnë një penis në fakt nuk mund ta bëjë atë më të madh.

"Këshilla ime është e thjeshtë: Mos e bëj! Nuk ka asnjë copë provë shkencore për të treguar se ndonjë prej këtyre gjërave është efektive,"-tha Siegel.

Ankthi për madhësinë e penisit është i zakonshëm, por Siegel dëshiron që burrat të kuptojnë se gjatësia mesatare ndoshta nuk është aq e madhe sa ata mendojnë se është. (Një studim i vitit 2015 me më shumë se 15,000 burra zbuloi se penisi mesatar (në ereksion) është pak më shumë se 12cm).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat