Ka një arsye pse kaloni një 'orgazmë lëkure' sa herë dëgjoni një këngë të caktuar

Life style

Ka një arsye pse kaloni një 'orgazmë lëkure' sa herë dëgjoni një këngë të caktuar

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur ndonjëherë të kaloni atë që quhet "orgazmë lëkure" kur dëgjoni një muzikë të caktuar? E kemi fjalën për rrënqethjen e trupit pas një melodie a teksti emocionues.

Nëse ju ndodh vazhdimisht, urime. Ka gjasa të jeni emocionalisht më inteligjent krahasuar me të tjerët.

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se dikush që rrënqethet sa herë dëgjon muzikë të mirë, kryesisht emocionale është më i ndjeshëm dhe me imagjinatë më të zhvilluar se ata që nuk ndjejnë asgjë.

Studimet tregojnë gjithashtu se këta njerëz, përveç imagjinatës më aktive, vlerësojnë më shumë bukurinë dhe natyrën si dhe janë më shumë reflektues dhe emocionalë. Personat e përfshirë në vëzhgim, përjetonin mornica si një reagim emocional ndaj ndryshimeve të papritura në muzikë, gjë që do të thotë se ata në një farë mënyre e përjetojnë muzikën, në vend që thjesht ta dëgjojnë e të presin për fundin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat