Arsyeja pse personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë kanë më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri

Life style

Arsyeja pse personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë kanë më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Sipas një studimi të kryer në Qendrën Cambrige në Britani, njerëzit që kanë pasur 10 ose më shumë partnerë seksualë kishin më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri, në krahasim me njërëzit e tjerë me më pak partnerë seksualë.

Gratë që kanë pasur shumë partnerë seksualë gjatë jetës së tyre kishin gati dyfishin e rrezikut për t’u prekur nga lloje të ndryshme të kancerit.

Ndërkohë, shanset e burrave për t’u prekur nga kanceri rriteshin deri në 70% në krahasim me ata që kishin pasur maksimumi 2-4 partnëre.

Studimet kanë treguar se personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë janë më shumë të prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), gjë e cila çon në shfaqjen e llojeve të ndryshme kanceri.

SST-të lidhen me HPV-të dhe kancerin e qafës së mitrës tek gratë dhe me kancerin e penisit tek burrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat