Ku duhet të përqendroheni në njohjen e një njeriu

Life style

Ku duhet të përqendroheni në njohjen e një njeriu

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Nuk ka një formulë magjike për të ditur nëse mund t’i besojmë apo jo një personi. Psikologjia e personalitetit, megjithatë, përpiqet të na japë ndonjë shtysë për të reflektuar. Falë saj mund të njohim më mirë një person dhe të kuptojmë nëse ai është i denjë për besimin tonë. Si të njiheni me një person? Si ta kuptojmë nëse mund t’i besojmë dikujt, nëse ia vlen të krijojmë një miqësi apo edhe një marrëdhënie në çift? Të gjithë jemi të vetëdijshëm se si, shumicën e rasteve, zgjedhja e një partneri është një kërcim në zbrazëti.  Të kuptuarit e personalitetit dhe vlerave është një proces i gjatë dhe kërkon shumë kohë.

Megjithatë, pa dyshim, më shumë se një person do të dëshironte të kishte një lloj lexuesi infra të kuqe, të aftë të deshifrojë kush është para tij; për të zbuluar nëse një koleg mund të jetë aleat ose rival, ose nëse miqtë e fëmijëve tanë do të kenë një ndikim pozitiv ose negativ mbi ta. Kush, gjatë një takimi të parë, nuk do të dëshironte ta kuptonte brenda një çasti nëse personi para tij mund të jetë partneri i jetës? Përkundrazi, jemi të detyruar të përmbushim një akt besimi, t’i besojmë të tjerëve dhe të zhytemi plotësisht në atë proces interesant se po njeh një person. Një proces kompleks, plot pasiguri, por edhe plot bukuri dhe emocione, që gjithnjë ia vlen të realizohet. “Njerëzit do të bënin çfarëdolloj gjëje, sado absurde, për të shmangur shikimin e shpirtit të tyre. Me sa mund të dallojmë, qëllimi i vetëm i ekzistencës njerëzore është të ndizet një dritë në errësirën e qenies së thjeshtë”, thotë Carl Jung.

Si të njohim një person: aspekte për t’u marrë në konsideratë

Që kur Carl Jung shkroi veprën e tij ‘Llojet Psikologjike’ në 1921, ka kaluar shumë kohë. E megjithatë, shumë nga ato që u thanë në atë libër janë akoma të dobishme edhe sot. Sidomos teoria që çdo person është në një pikë midis introversionit dhe ekstroversionit. Ndoshta bëhet fjalë për aspektin më të lehtë i identifikueshëm i një personi. Përmes mënyrës së tij të hapjes, lidhjes dhe sjelljes, mund të hamendësojmë nëse është i rezervuar apo i hapur. Por për të marrë një ide më të saktë janë disa aspekte të mëtejshme.

Të tre nivelet e Dan McAdams

Dan McAdams është profesor dhe drejtor i departamentit të psikologjisë në Universitetin Northëestern. Ai është i njohur për studimet interesante të personalitetit, veçanërisht për teorinë e tij në tre nivelet e njohurive. Një teori që na lejon sot të kuptojmë një person përmes një serie aspektesh ose fazash. Faza e parë i referohet asaj që është e përgjithshme, e dukshme dhe lehtësisht e vëzhguar. I referohemi të gjitha atyre tipareve që na ndihmojnë të kuptojmë nëse dikush është introvert, ekstrovert, i trembur, i pacipë. Informacion që mund të marrim në një kohë fare të shkurtër.

Faza e dytë vendoset në një nivel më intim. Çfarë e shqetëson personin para nesh? Çfarë e motivon? Cilat janë interesat e tij dhe çfarë vlen? Ky nivel kërkon një minimum të kohës së kaluar bashkë me personin. Duke iu përgjigjur pyetjeve, na ndihmon shumë ta njohim personin përballë.

Si të njiheni me një person?

Në vitin 2010, Universiteti Wake Forest kreu një studim të drejtuar nga Dr. Dustin Whood, në të cilin ne u përpoqëm të identifikonim se cili aspekt mund të na ndihmojë më mirë të kuptojmë nëse një person është i denjë për t’u besuar apo jo. Për sa mund të përbëjë kureshtje, studimi ka identifikuar një faktor veçanërisht sinjifikativ. Për të njohur një person, për të identifikuar edhe tiparet karakteristike siç janë narcizizmi apo sjelljet antisociale, do të mjaftonte të shihje se si i trajton të tjerët dhe, mbi të gjitha, si i percepton ata.

Sipas këtij studimi, njerëzit që u japin të tjerëve një domethënie pozitive, që shohin anën pozitive të asaj që i rrethon ose që përmbahen ndaj kritikave drejt atyre që nuk i njohin, gëzojnë një personalitet të shëndetshëm. Përkundrazi, ata që etiketojnë, përçmojnë ose kanë gjithmonë një koment ironik dhe negativ ndaj të tjerëve, nxjerrin në pah një personalitet të errët dhe jo të besueshëm.

Njohja e një personi dhe të kuptuarit nëse mund t’u besojmë atyre është një proces i gjatë dhe kërkon shumë kohë. Një bisedë nuk është e mjaftueshme, as të shohësh se si na trajton (qoftë i sjellshëm, qesharak apo inteligjent). Vëzhgimi se si ai sillet ndaj të tjerëve mund të jetë vendimtar për të krijuar një ide mbi atë person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat