Kur pushimet tuaja stresojnë kolegët që janë në punë

Life style

Kur pushimet tuaja stresojnë kolegët që janë në punë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Business Insider dhe LinkedIn, një në katër kolegët tuaj nuk ndihen aspak mirë ku ju shkoni me pushime.

Në këtë sondazh u intervistuan rreth 1000 punonjës të grup-moshës 18 deri në 74 vjeç, nga të cilët një e katërta e tyre u shprehën se ndiheshin shumë keq kur kolegët e tyre merrnin pushimet.

Pjesa më e madhe e punonjësve të intervistuar të cilët u shprehën se ndiheshin shumë keq kur kolegët e tyre iknin më pushime e argumentuan një gjë të tillë duke thënë se atyre i shtohej puna nga mungesa e stafit.

Kategoria e atyre punonjësve që e vuajnë më shumë një gjë të tillë janë ata që i takojnë gjeneratës së mijëvjeçarëve (millennials), me rreth 90 për qind.

Një faktor tjetër që e përkeqëson akoma edhe më shumë këtë situatë është fakti se një pjesë e madhe e punonjësve nuk do të shkojnë fare me pushime.

Një studim tjetër i kryer nga LinkedIn zbuloi se afërsisht gjysma e punonjësve të cilët paguhen për ditët e pushimeve, e shfrytëzojnë një mundësi të të tillë për të ardhur në punë dhe për të fituar më shumë para, kështu që për ta nuk ka fare pushime.

Gjenerata e mijëvjeçarit, gjenerata e djegur

Organizata Botërore e Shëndetit i ka klasifikuar të gjitha ata persona që ndihen keq kur kolegët e tyre janë me pushime, pjesë e kategorisë së atyre që vuajnë nga sindroma klinike, e cila shoqërohet edhe me një nivel të lartë stresi në ambientet e punës. Ky trend po shënon rritje gjithnjë e më shumë në mesin e punonjësve amerikanë të gjeneratës së mijëvjeçarëve, referuar të dhënave të sondazhit të kryer nga Gallup një vit më parë.

Pagat kanë stagnuar, ndërkohë që kostoja e jetesës po rritet

Profesionet e mirë-paguara në fusha të tilla si ajo e teknologjisë apo mjekësisë kanë krijuar një kulturë pune, që i mban punonjësit vazhdimisht të lidhur pas punës. Ndërsa, punonjësit me paga të ulëta nuk mund t’ia lejojnë vetes të bëjnë vetëm një punë sepse nuk mund të përballojnë kostot e larta të jetesës dhe përfundojnë duke bërë dy apo më shumë punë.

Rezultati, njerëz të mbingarkuar dhe me aspak kohë të lirë për t’u çlodhur, gjë kjo që ndikon edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Gjenerata e mijëvjeçarit ka thënë herë pas herë se ajo është gjenerata që vuan më shumë në krahasim me gjeneratat e tjera dhe prandaj është edhe etiketuar me termin “gjenerata e djegur”.

Rrjetet sociale e përkeqësojnë akoma me shumë situatën

Ndikimi i rrjeteve sociale në ditët e sotme është shumë i lartë, por nuk duhet të harrojmë faktin se ky ndikim mund të jetë edhe negativ, ashtu siç është edhe në këtë rast.

Rrjetet sociale pasqyrojnë një model jete të cilin të gjithë e ëndërrojnë ta bëjnë por që në realitet vetëm shumë pak mund ta bëjnë. E pikërisht kontraste të tilla të theksuara ndërmjet asaj që do donin të kishin (gjenerata e mijëvjeçarëve) dhe asaj që kanë, krijojnë tek ata mërzi, xhelozi, pakënaqësi dhe një nivel të lartë stresi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat