Financat na bëjnë të pandershëm

Life style

Financat na bëjnë të pandershëm

Më: 15 maj 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Kultura e botës financiare mund të nxisë sjellje të pandershme? Ekonomistë të Universitetit të Zyrihut kanë kryer një test me 128 punonjës në banka dhe kanë vërejtur që, nëse mendonin për punën e tyre, ishin më të prirur që të gënjenin.

U kërkuan që të luanin kokë apo pil me një monedhë dhe të thoshin më pas rezultatet; sa më shpesh të deklaronin se u kish rënë kokë, aq më shumë para fitonin.

Në mesin e testit disave u ishte kërkuar të flisnin për punën e tyre, të tjerëve për hobet që kishin; të parët thanë se u kish rënë kokë në 58.2% të rasteve, të dytët në 51.6 %.

Një mospërputhje që mungon tek grupet e tjerë, si për shembull studentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat