Le të kryqëzojmë gishtat. Yjet premtojnë që kjo javë do jetë e mirë

Life style

Le të kryqëzojmë gishtat. Yjet premtojnë që kjo javë do jetë e mirë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 08:19
Ilustrim

Java do fillojë me vetëbesim dhe do vazhdojë me kuriozitet, komunikim dhe përmirësim të aftësive tona. Saturni retrogradë të dielën do të na ndihmojë të identifikojmë mençurinë tonë.

Dashi – Thuaje çfarë ndjen. Është koha të thoni atë çfarë keni për të thënë. Në marrëdhënie me të tjerët do jeni më kuriozë dhe të kuptueshëm. Saturni do t’ju ndihmojë të identifikoni miqtë që mund t’i besoni.

Demi – Është koha të tregoni emocionet. Do frymëzoheni për t’i parë më me kritikë marrëdhëniet tuaja financiare dhe personale. Saturni retrogradë do t’ju bëjë të jeni më të disiplinuar në fushën e karrierës.

Binjakët – Përdori fjalët sepse tani është koha që të komunikoni. Dëshirat tuaja janë prioritet i Universit tani. Saturni retrogradë do t’ju bëjë të mësoni më shumë dhe mësimet t’i vendosni në praktikë.

Gaforrja – Qëndroni me këmbë në tokë, të përqëndruar dhe aktivë. Është koha të pushoni, të merrni energji dhe të përqëndroheni tek vetja. Merrni kohën që ju duhet.

Luani – Hëna do t’ju japë fuqi emocionale, pasion dhe gëzim. Do komunikoni sërish me miqtë dhe do socializoheni. Saturni do t’ju bëë më romantikë.

Virgjëresha – Do jeni më intuitivë dhe spiritual. Do hapet një kapitull më ambicioz, produktiv dhe me sukses profesional.

Peshorja – Telefonoju miqve, është koha të jeni socialë dhe të ndiheni të gjallë. Do jeni të lumtur e do keni sukses. Saturni retrogradë do t’ju rrisë vetëbesimin.

Akrepi – Puna do nisë mrekullisht këtë javë. Do jetë një javë transformimi, do keni intimitet dhe seksualitet. Saturni retrogradë do t’ju ndihmojë të kuptoni sigurinë tuaj emocionale.

Shigjetari – Ato që keni mësuar do i veni në zbatim. Romanca do jetë në ajër. Saturni retrogradë do t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë tuaja.

Bricjapi – Do investigoni këtë javë. Do frymëzoheni edhe për një rutinë aktive që do të përmirësojë jetesën tuaj. Saturni retrogradë do t’ju ndihmojë të ktheni vlerat në praktikë.

Ujori – Këtë javë eksperimentoni, njihuni me njerëz që nuk janë tipi juaj. Do frymëzoheni të tregoni botën tuaj të brendshme. Saturni retrrogradë do t’ju frymëzojë të jeni më të mençur dhe të thellë.
Peshqit – Do e nisni javën me sjelljen e duhur dhe do ndiheni të sigurt me njerëzit rreth jush. Saturni retrogradë do t’ju ndihmojë të lini pas gjërat që ju mbajnë në të shkuarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat