Nuk ju duhet asgjë veçse ca çorape për të bërë ondet perfekte në shtëpi

Life style

Nuk ju duhet asgjë veçse ca çorape për të bërë ondet perfekte në shtëpi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 08:15
Foto Ilustrim

Ja si duket rezultati!

Deri më tani, ju mund të keni mësuar disa mënyra për t’i bërë flokët me onde, pa përdorur nxehtësi. Pak kohë më parë, u bë viral versioni i Negin Mirsalehi, një tjetër mënyrë e njohur pasi lëshoni gërshetat.

Sidoqoftë, këtë metodë ndoshta nuk e keni provuar. Ose mbase e keni parë dhe keni harruar se ekziston.

Çfarë duhet të bëni?

Ju duhen përafërsisht dy palë çorape. Ndani flokët në 4 (ose më shumë) seksione dhe rrotullojini flokët drejt çorapes. Më pas, “vishini” flokët me çorapen ku i kapët.

Dikush tjetër sugjeron që kur kapni flokët rreth çorapes, të bëni “një gërshetë” – me dy fije/pjesë floku dhe me çorapen, pra ta trajtoni çorapen si ndarja e tretë e flokut për një gërshetë.

Shikoni procesin dhe rezultatin nga përdoruesit  tutoriale në YouTube:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat