Pse e marrim personale kur na bëjnë 'unfollow' në Instagram!

Life style

Pse e marrim personale kur na bëjnë 'unfollow' në Instagram!

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Humbja e një ndjekësi - edhe nëse është vetëm një person me të cilin nuk kishit komunikim prej kohësh apo nuk e njihnit mirë, mund të na acarojë gjatë gjithë ditës. "Follow/Unfollow" duket si një veprim i kotë, por mendoni pak kur The Weekend hoqi nga Instagrami Selena Gomez, ose kur Kylie filloi të ndiqte Jordyn Woods, pas dramës së tradhtisë në familjen Kardashian. 

James, 27 vjeç, thotë se urren kur humbet një ndjekës. Ai pranon se kontrollon kush e ndoqi ose kush po e heq nga 50 deri në 100 herë në ditë, sa herë që merr telefonin e tij. Kur numri i tij bie, kjo e vendos në humor të keq.

Pse mund të mërzitemi kur dikush na "heq" nga Instagrami

Nga pikëpamja psikologjike, mund të themi se ndjenjat lëndohen nga ideja e refuzimit. Instagrami ka një mënyrë të çuditshme për të na bërë të lidhur pas dikujt. 

Fakti që njerëzit vazhdojnë me "unfollow back", pra dikush ju heq dhe ju bëni të njëjtën gjë, vetëm sa shton dramën. Në jetën reale, humbja e kontaktit me njerëzit ndodh natyrshëm dhe shpeshherë gradualisht derisa dy palët nuk komunikojnë më. Në Instagram kjo ndodh në mënyrë drastike vetëm me një klik, që e bën të duket një "veprim i qëllimshëm", edhe pse në thelb dy rastet nuk ndryshojnë dhe aq shumë.

Pse njerëzit pëlqejnë të dijnë kush i ndjek dhe kush i bën "unfollow"

Duket si një formë "torture psikologjike", por shumë njerëz duan të dinë se kur ndodhin këto veprime në kohë reale. Rachel, 24 vjeç, thotë se filloi një "hetim" kur pa se disa shoqe të shkollës së mesme e kishin bërë "follow back". Ajo u zhyt në faqet e tyre për të parë nëse profili ishte "estetikisht i këndshëm", çfarë po ndodhte me jetën e tyre etj.

Disa përdorues të rrjeteve sociale preferojnë ta dinë se kush po i heq nga Instagrami (apo një tjetër rrjet social), për arsyen më të thjeshtë, hakmarrjen, që në këtë rast është "unfollow". Rachel thotë se "nuk ka pse të mbajë në profilin e saj as një sekondë më shumë, dikë që nuk preferon ta shohë atë".

Ndërkohë, Sarah, 28 vjeç, ka një reagim më drastik:

"Ndonjëherë qaj. Përfundoj duke i fshirë disa nga postimet e mia, sepse ndjej sikur veprimet e mia online bënë që njerëz të caktuar të mos më ndiqnin më."

Ata që s'e kanë mendjen te kjo punë

Disa njerëz, zor se e dallojnë kur humbin një ndjekës. Atyre thjesht nuk u intereson. Ashley, 31 vjeç, thotë se s'e merr fare personale dhe se Instagrami nuk është jeta: "Shpesh njerëzit e harrojnë këtë". Sidoqoftë, ajo thotë se "nëse do ishte shumë e afërt me atë person, do t'i vinte pak keq".

Nëse humbja e ndjekësve ju bën të ndiheni keq, eskpertët sugjerojnë të mos i përdorni për pak kohë programet që shohin se kush ju ndjek dhe kush jo, si dhe të mos kontrolloni vazhdimisht listën tuaj të ndjekësve. Dolores, 31 vjeç thotë:

"Ka kaluar koha kur postoja çfarë mendoja se do u pëlqente njerëzve. Tani postoj çfarë më pëlqen dhe më intereson mua. Eventualisht, njerëzit me mendësinë time m'u bashkuan. Sot vazhdoj punën e lumtur në biznesin time!"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat