E vërteta e celulitit që sado dobësohemi nuk largohet!

Life style

E vërteta e celulitit që sado dobësohemi nuk largohet!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

E vërteta e celulitit që sado dobësohemi refuzon të

Kur bini në peshë me siguri prisni t’ju reduktohet dhe celuliti në trup, por fatkeqësisht diçka e tillë nuk ndodh. Ekspertët shpjegojnë se celuliti shkaktohet nga fije të bashkëngjitura në pjesën e poshtme të lëkurës, duke shkaktuar atë që rëndom e quajmë ‘lëkurën e portokallit’.

Celuliti është shumë i zakonshëm, madje 80-90% e vajzave dhe grave e kanë, por shkaktarët kryesorë të celulitit varijojnë nga një person në tjetrin: Gjenetika, mosha, trashësia e lëkurës, gjinia dhe sasia e dhjamit në trup. Njerëz të masave dhe peshave të ndryshme mund të kenë celult.

Rënia në peshë mbase nuk do ta largojë celulitin, por dieta ushqimore dhe ushtrimet fizike do të ndihmojnë në reduktimin e tij me kalimin e kohës. Ekspertët rekomandojnë ushtrime intensive që sigurojnë humbjen në peshë dhe tonifikimin. Kjo sjell hollimin e shtresës dhjamore nën lëkurën tuaj.

E rëndësishme është të kuptoni që s’mund ta hiqni qafe celulitin duke bërë vetëm diçka, por një ndërthurje dietash dhe ushtrimesh, që sërish për fatin tonë të keq nuk garantojnë largimin 100% të tij. Njëkohësisht mos harroni të pini ujë, shumë ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat