Streçet e guximshme të linjës së Rihanna-s shkaktuan një debat të madh në rrjet

Life style

Streçet e guximshme të linjës së Rihanna-s shkaktuan një debat të madh në rrjet

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Nëse ka diçka për të cilën njihet Rihanna, veç talentit në muzikë, është për zgjedhjet e guximshme të veshjeve, qoftë në tapetin e kuq apo në kopertinat e revistave prestigjioze.

Por nuk e dimë nëse adhurueset e linjës së saj të të brendshmeve Savage X Fenty do të tregohen po aq të guximshme kur bëhet fjalë për një palë streçe të reja të kësaj linje, që pushtuan internetin këtë javë.

Streçet me rripa të kryqëzuara në pjesën e të pasmeve, tregojnë më shumë se ç’duhet për një veshje të zakonshme palestre.

Në rrjetet sociale, fansat e Rihanna-s ishin të ndarë - disa mendonin se streçet lejla ishin perfekte për këtë kohë, ndërsa të tjerët u shprehën disi të hutuar.

"Betohem që të famshmit harrojnë se jo të gjithë kanë një palestër në shtëpinë e tyre", shkroi një përdoruese në Twitter, duke shtuar: "Kush supozohet t’i veshë ato??!"

Në TikTok, disa përdorues ishin dakord me veshjen.

"A mund ta normalizojmë ndarjen e të pasmeve?" tha një përdoruese. "Le ta normalizojmë atë".

Të tjerët ishin më pak entuziastë.

Për ata që e pëlqejnë stilin, Savage X Fenty ka një larmi me streçe që ekspozojnë shumë. Në fakt, linja është e dedikuar ndaj veshjeve të brendshme dhe nuk mund të presim që veshjet të jenë ndryshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat