Këto sjellje e acarojnë edhe njeriun më të sjellshëm në botë

Life style

Këto sjellje e acarojnë edhe njeriun më të sjellshëm në botë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Të gjithë duam të presim miq apo të afërm në shtëpi, por sigurisht qëndrimi nuk është gjithmonë i këndshëm. Ka disa sjellje, që të acarojnë dhe nëse je njeriu më mikëpritës në botë.

1. Kur prekin sendet e tua të higjenës personale.

Kur shkon tek shtëpia e dikujt, e mira është të pajisesh më parë me një furçë dhëmbësh, një peshqir apo sende të tjera të kujdesit ndaj vetes. Higjena personale është ndoshta nga të vetmet gjëra që nuk duhet ndarë kurrë me të tjerë.

2. Kur kritikojnë sesi duket ambienti yt

Njerëz të ndryshim kanë shije dhe mundësi të ndryshme dhe këtu merr fund diskutimi.

3. Kur miqtë e tu vijnë në shtëpinë tënde dhe hapin frigoriferin pa pyetur.

Ka disa njerëz që e bëjnë këtë veprim, pa menduar që mund të të vënë në siklet. Eshtë gjithmonë mirë të pyesësh para.

4. Kur i lënë fëmijët të bëjnë çfarë të duan në shtëpinë tënde

Mamaja pi kafe në kuzhinë, ndërkohë që fëmijët nga dhoma tjetër po bëjnë namin. Janë duke eksploruar dhomën tënde të gjumit, po vizatojnë murin e parë që gjejnë dhe ti s’mund të thuash asnjë fjalë.

5. Kur zënë tualetin për një kohë të gjatë.

Sigurisht s’po flasim për rastin kur dikush ndihet keq fizikisht. Po flasim për njerëzit që vdesin të kalojnë shumë kohë në tualet duke mos bërë asgjë.

6. Kur dikush, në mënyrë të vazhdueshme kërkon të marrë hua çdo gjë që sheh

Dhe nuk njeh limite…Disa njerëz nuk e kanë mësuar që marrja e lodrave borxh ka përfunduar bashkë me fëmijërinë dhe gjërat e të tjerëve s’mund të të përkasin ty. Eshtë acaruese kur ju kërkojnë vazhdimisht gjëra personale për t’ju kthyer më vonë.

7. Kur përpiqen të vendosin rregulla në shtëpinë tënde

Çfarë do hani, apo se ku do të flini. Më fal?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat