Ky është ndoshta gabimi më i madh që bëni në plazh me flokët tuaja

Life style

Ky është ndoshta gabimi më i madh që bëni në plazh me flokët tuaja

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Vera nuk është padyshim stina jonë e preferuar e flokëve, pasi ato vuajnë shumë më tepër sesa ne imagjinojmë. Është dielli, kripa e detit, flladi, lagështia, klori i pishinës, që zbehin ngjyrën e tyre dhe i dehidratojnë ato, duke i bërë në të njëjtën kohë më të butë dhe më të brishtë.

Megjithatë nuk janë vetëm flokët, por edhe skalpi, i cili kërkon mbrojtje në mënyrë që të qëndrojë i shëndetshëm gjatë gjithë verës. Hapi i parë? Kujdesuni për mbrojtjen e tyre nga dielli, si dhe kujdesin e tyre të përditshëm, pavarësisht nëse jeni në qytet apo në plazh. Sidoqoftë, ka ende disa gabime që duhet t’i shmangni, në mënyrë që t’i mbani flokët me shkëlqim dhe sa më të mbrojtur.

Gabimi që duhet shmangur:

Ndoshta një nga gabimet më të zakonshme që shumica prej nesh bëjnë është hyrja në det me flokë të thatë. Besoni apo jo, rënia në det me flokë të thatë ose sigurimi që ato të qëndrojnë të thata kur notoni nuk do të thotë që i mbroni më shumë.

Çfarë duhet të bësh:

Në fakt, ajo që duhet të bëni është të lagni flokët me ujë në shishe para se të zhyteni, pasi kjo do t’i mbrojë më shumë nga dëmtimet e shkaktuara nga kripa e detit.

Imagjinoni një sfungjer. Nëse është tashmë i lagur dhe e vendosni përsëri në një tas me ujë, ai do të thithë shumë më pak ujë sesa sikur të ishte i thatë. Imagjinoni që diçka e ngjashme ndodh me flokët tanë. Nëse ato janë tashmë të lagura, thithja e klorit ose kripës është dukshëm më e ulët, duke minimizuar kështu dëmin veçanërisht dehidratimin që mund të shkaktojë.

Këshillë e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Është po aq e rëndësishme që të lani flokët me shumë ujë, mundësisht të shishes pas çdo zhytjeje për të pasur më shumë kujdes dhe për të hequr kripën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat