Këto shenja tregojnë se je shndërruar në mamanë e tij

Life style

Këto shenja tregojnë se je shndërruar në mamanë e tij

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:57
Ilustrim

Gratë janë programuar gjenetikisht për t'u kujdesur për njerëzit e tjerë dhe për të vënë nevojat e të tjerëve para nevojave të tyre. Por ndonjëherë, dëshira e një gruaje për të marrë gjithçka nën kontroll bëhet një pengesë serioze për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe fillon t`i ngjajë më shumë lidhjes prind-fëmijë.

Ju vazhdimisht e kritikoni

Pse s`e bëre? Pse e vonove? Ku ishe? Pse s`më the? Po si e bëre kështu? Mos bëj rrëmujë aty! Edhe vetëm po t`i lexosh janë të bezdisshme.

E ndihmon me karrierën më shumë seç duhet

I bën CV-në gati. Aplikon për të në vende pune dhe pyet rrjetin tënd nëse mund ta futin në një punë.

Punët e shtëpisë i bën vetëm ti

Ndërkohë që ai luan me telefon. Njësoj siç do bënte nëna me fëmijën. Po në fakt ju jeni partnerë.

Ndërhyn në marrëdhëniet e tij

Mendon se disa nga miqtë e tij nuk vlejnë ndaj nuk duhet të shoqërohet. Mos rri me atë? Pse flet me atë?

Pazarin e bën vetëm ti dhe gatimin gjithashtu

“Më mirë i bëj vetë blerjet sesa të lë burrin t`i bëjë e të blejë gjërat që s`duhen”. Jo, lëre të mësojë t`i zgjedhë edhe ai. Ose të paktën të gatuajë. Le ta bëjë edhe kuzhinën rrëmujë. Ama të përpiqet.

Ia zgjedh ti rrobat se çfarë do veshë

Ai mund t`i zgjedhë rrobat bashkë me ty, por jo të jesh ti ajo që ia bën gati gjithmonë.

Ti je përgjegjëse edhe për axhendën e tij

Je ti ajo që kujdesesh që oraret e tij të mos kenë përplasje apo t`i planifikosh se çfarë do bëjë si. A është i vogël? Apo shumë i ngarkuar? Nëse është kjo e dyta, atëherë atij i duhet një sekretare.

E merr ti përgjegjësinë e diçkaje që duhet ta bëjë ai

Ai paguan faturat, por s`e ka bërë këtë muaj. Ti ke frikën e kamatë-vonesës dhe detyrohesh t`i paguash vetë. Jo, mos e bëj. Le t`i bëhet mësim për muajin tjetër. Nëse e di që ti je gjithmonë aty për të bërë ato që ai lë pezull, nuk do t`i bëjë më kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat