Si ndikon alkooli në temperatuart e larta të verës

Life style

Si ndikon alkooli në temperatuart e larta të verës

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një birrë e ftohtë gjatë ditës në plazh apo pishinë gjithnjë tingëllon si një ide e mirë. Dhe në fakt po, për njerëzit që konsumojnë alkool. E rëndësishme është që të kujtojmë gjithmonë se nëse e teprojmë nuk është asnjëherë e mirë për trupin tonë.

Po a ka rrezik të pimë në ditët përvëluese të verës? Në fakt po, nëse pini shumë alkool kjo qon në dehidrim. E uji në trup është stabilizatori i temperaturës së trupit në ditët e nxehta (ja pse djersijmë), dhe nëse dehidrohemi nga alkooli, ekziston rreziku që trupi të kalojë temperatura jo normale dhe të pësojë sulm.

Po një gotë ose dy nuk e kanë vrarë askënd, mos u merakosni. Pikërisht si ajo kënga që shkon “♪♪..po e piva me karar, mos ke frikë se nuk bën zarar..♪♪” !

Disa nga pijet që njerëzit preferojnë të pinë gjatë verës janë këto:

Gjin

Nëse e përziejmë më çfarëdo pije me gaz, gjini mbetet gjithnjë rakia perfekte për gjatë verës. Po ta mendoni një gjin tonik është mjaft freskues në bar, plazh apo pishinë.

Tequila

Një gotë shpejt dhe ndiejmë trupin tonë si përdridhet si ato këngët ritmikë meksikane. Ose një koktej margarita, në oborr me shoqet për një ditë të paharruar me freskinë e tekilës në koktej.

Vodka

Ashtu si gjini, vodka e përzier me çfarëdo lloj pije është tejet freskuese dhe një shije që mbahet mend gjatë. Ndoshta në një festë ne plazh apo klub, vodka mbetet gjithnjë një zgjedhje e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat