Të lidhesh me dikë 'më të mirë se vetja': Çfarë duhet të dini për të mos rënë pre e paragjykimeve

Life style

Të lidhesh me dikë 'më të mirë se vetja': Çfarë duhet të dini për të mos rënë pre e paragjykimeve

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

E keni paraysh atë momentin, kur shihni në rrugë dikë që ju e njihni me partnerin e ri dhe komenti i parë (jo dhe aq pozitiv) është: ç'ne ai/ajo me të? Eshtë shumë herë më i/e mirë. 

E kemi fjalën për çiftet ku njëri është, të paktën sipas përshtypjes së përgjithshme, ‘tepër king’ për partnerin e tij, duke harruar që pëlqimet janë totalisht subjektive. Po çfarë fshihet pas një kombinimi të tillë, të paragjykuar nga të tjerët.

Tërheqja është shumë më subjektive nga ç’mund të mendohet

Ndërsa etaloni i përgjithshëm i bukurisë fizike përfshin një fytyrë simetrike, ka edhe shumë faktorë të tjerë që hyjnë në lojë. Që nga humori i asaj dite, tek ngjyra që ka veshur, dikush mund të quhet shumë tërheqës’ për asye të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

Personaliteti luan një rol shumë të madh në këtë mes. 2 studime nga Universiteti i Teksasit e kanë vërtetuar këtë tezë. Ne tërhiqemi shumë më shumë nga njerëzit që "na ngjisin" si personalitete, dhe shumë më pak nga ata që na "zhgënjejnë sapo nisin të flasin" Nuk do shumë shkencë, fundja.

Njëri prej studimeve arriti në përfundimin se shumica e çifteve që krijonin marrëdhënie dashurie pas një miqësie, kishin më shumë ‘disnivel fizik’ se çiftet që e nisnin lidhjen pas njëfarë njohjeje. Studimi tjetër, u kërkoi një grupi studentësh të vlerësonin tëheqjen që ndjenin për kolegët e klasës në fillim, dhe në fund të vitit shkollor. Dhe, gjejeni pak. Në fund të klasës vlerësimet e tyre kishin ndryshuar tërësisht, pasi ishin njohur më shumë me njëri-tjetrin. Po, personaliteti vlen, dhe shumë!

Të jesh në marrëdhënie me dikë shumë më të mirë se vetja nuk është aq e mrekullueshme sa duket.

Problem i vërtetë nuk qëndron në ‘disnivelin’ e famshëm fizik, por tek ideja që partneri është shumë më i mirë fizikisht. Një pabarazi e madhe fizike mund të ndikojë në komunikimin mes partnerëve, por për këtë nuk është shkaktar vetë disniveli, është mënyra sesi ai përjetohet që shkakton pasiguri.

Studimet tregojnë se, nëse mendojmë se partneri ynë është shumë më tërheqës për të tjerët se ne vetë, kemi më shumë prirje për të qenë xhelozë. Por, edhe ndikon që t’a falim më lehtë pas zënkave dhe ndarjeve.

Përveç kësaj, ndodh që edhe njerëzit të cilët të duan më shumë, të të konsiderojnë si një njeri shumë me fat nëse je pranë një njeriu shumë më të pashëm se vetja. Dhe ti e ndjen se të gjithë kanë një pyetje të pashprehur në mendjen e tyre: ‘Si ia bën që e mban pranë vetes gjithë atë djalë?’

Ekziston një arsye përse ne i paragjykojmë çiftet ku njëri është më i pashëm se tjetri

Nëse çështja e tërheqjes është kaq e pakuptueshme dhe subjektive, atëherë përse na habit kaq shumë kur i shohim çifte të tilla? Është pikërisht kjo. Si njerëz, priremi të mos i pëlqejmë ato që nuk i kuptojmë. Ndaj, nëse nuk arrijmë t’a kuptojmë se ‘si dreqin ia bën ai që të rrijë me të’, e kemi më të thjeshtë t’a urrejmë atë marrëdhënie.

Aq më tepër kur djali na duket shumë më i pashëm sesa partnerja e tij. Kjo sepse, siç e shpjegon profesori i Universitetit të Teksasit, kjo pabarazi thyen normat shoqërore sipas të cilave, femra mund të jetë e bukura e çiftit, por jo e kundërta. Ndërsa burri pritet të jetë ai që sjell paratë. Pra, është një çështje më e gjerë e një mentaliteti që e përfytyron femrën si një qenie të lindur për të qenë e bukur, ndërsa mashkulli si ai që siguron të ardhurat dhe mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat