Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

Life style

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Të gjithëve na ka ndodhur që nuk mund të flemë mirë gjatë natës sepse kemi ngrënë shumë ose ushqime që shkaktojnë shqetësim. Përveç disa ushqimeve specifike që mund të ndikojnë individualisht për shkak të ndonjë intolerance, ka dhe të tjera që duhet të shmangen gjatë natës pasi ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Kafe

Të gjithë e dimë që kafeja të “zgjon”, prandaj konsumohet sapo ngriheni nga shtrati. Për të mos e prishur cilësinë e gjumit, ekspertët thonë se nuk duhet të pini kafe më vonë se nga ora 4-5 pasdite.

Çokollatë

Mund ta shmangni kafenë para gjumit, por nuk është burimi i vetëm i kafeinës. Çokollata përmban gjithashtu kafeinë, prandaj rekomandohet mos ta konsumoni para se të flini.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante duhet të shmangen para gjumit pasi ka shumë të ngjarë të shkaktojnë shqetësime në stomak dhe zorrë dhe të ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Ushqimet e skuqura

Këto ushqime kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur. Pra, nëse hani diçka të skuqur natën vonë, “komplikohet” sistemi i tretjes dhe për pasojë prishet dhe procesi i gjumit.

Alkooli

Nëse mendoni se një gotë verë do t’ju vërë në gjumë, në të vërtetë ndikon negativisht. Alkooli, sidomos në sasi të mëdha, ndikon në mëlçi. Dhe për shkak se ekziston një lidhje midis mëlçisë dhe zemrës, ndiejmë një rrahje të shpejtë të zemrës, kështu që nuk mund të flemë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat