Çfarë është abuzimi verbal në një marrëdhënie dhe si mund ta trajtoni atë?

Life style

Çfarë është abuzimi verbal në një marrëdhënie dhe si mund ta trajtoni atë?

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Marrëdhëniet abuzive mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga ato në formë fizike, psikologjike, por edhe financiare.

Duke qenë se kjo çështje diskutohet më rrallë, nuk trajtohet si problem i veçantë, por përzihet me çështje të tjera të marrëdhënieve.

Abuzimi verbal mund të jetë një nga problemet më të mëdha të lidhjeve duke pasur parasysh natyrën e tij komplekse dhe mënyrat e panumërta brenda të cilave mund të shfaqet, shkruan The Independent.

Ekzistojnë disa forma të abuzimit verbal, duke filluar nga frikësimi, kritika, të treguarit se çfarë mund dhe nuk mund të bëni si dhe t’iu bëjnë të ndiheni fajtor.

Për sa i përket përcaktimit nëse sjellja që po përjetoni është abuzive ose jo, ajo vlen për mënyrën se si kjo sjellje ju bën të ndiheni.

Të jesh në gjendje të kërkosh falje është vendimtare, për atë se si ndihesh sepse kjo është pjesërisht jashtë kontrollit tënd, por ka të bëjë edhe me mënyrën se si i ke shprehur ato ndjenja dhe si është ndjerë partneri yt nga kjo formë e të shprehurit tënd.

Abuzimi verbal mund të ketë pasoja afatgjata nëse bëhet një model në marrëdhënien tuaj, ai gjithashtu mund të çojë në një çekuilibër të rëndë midis partnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat