Shkronja M në pëllëmbë mund të sjellë lumturi ose fatkeqësi

Life style

Shkronja M në pëllëmbë mund të sjellë lumturi ose fatkeqësi

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Nuk është e njëjtë për njerëzit djathtakë dhe për ata mëngjarashë!

Nëse linjat në pëllëmbën tuaj formojnë shkronjën M, mund t’ju interesojnë puna si gazetaria, shkrimi ose arsimi.

Për më tepër, njerëzit që kanë këtë shkronjë në dorë janë të shkëlqyeshëm në fitimin e parave, kryesisht sepse zgjedhin karriera që kërkojnë vetëdisiplinë dhe vetëmotivim të madh.

Njerëzit që kanë shkronjën M në pëllëmbë të dorës janë udhëheqës të shkëlqyeshëm, ata kanë një intuitë të theksuar, kështu që lehtë mund të “zbuloni” kur dikush ju gënjen ose përpiqet t’ju mashtrojë.

Përveç kësaj, nëse i keni këto linja në pëllëmbën e dorës, është shumë e mundur që t’ju interesojnë gjëra të tilla si zgjidhja e mistereve ose politika.

Mirëpo, edhe pse konsiderohet se shkronja M sjell vetëm gjëra pozitive në jetë, është gjithashtu e rëndësishme nëse është në pëllëmbën e majtë apo të djathtë.

Besohet se shkronja M në pëllëmbën e majtë te njerëzit djathtakë përfaqëson tiparet e karakterit, personalitetin dhe fatin, ndërsa te njerëzit mëngjarashë është e kundërta, domethënë është mirë nëse është në pëllëmbën e djathtë.

Gjithashtu, besohet se është fat i keq nëse shkronja M është në pëllëmbën e dorës me të cilën shkruani.

Megjithatë, mbase nuk duhet marrë shumë seriozisht, pasi ka njerëz që pretendojnë se secili prej nesh ka shkronjën M të formuar nga linjat në pëllëmbën e tij…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat