Këto tema të lidhjes nuk duhet t’i ndani as me shoqet

Life style

Këto tema të lidhjes nuk duhet t’i ndani as me shoqet

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Në çift, ka disa tema delikate, për të cilat, ndoshta jo gjithmonë mund të flasësh me shoqet.

Ne gjithmonë i ndajmë me mikeshat gëzimet dhe dhimbjet tona. Sidomos ato të lidhjes. Ato mund të na përkrahin në kohë të vështira ose të jenë të lumtura për fitoret tona të vogla.

Sidoqoftë, jeta private në çift duhet të jetë e heshtur shpeshherë, sepse ka të bëjë vetëm me dy persona.

Në çift, ka disa tema delikate, për të cilat, ndoshta jo gjithmonë mund të flasësh me shoqet. Cilat janë disa prej atyre temave të cilat mund t’ju vënë në siklet dhe mund ta çorientojnë pak lidhjen tuaj, ndaj është më mirë që t’i eliminoni.

Sekretet

Të flasësh shumë për të dashurin, në përgjithësi, nuk është gjithmonë e shëndetshme për lidhjen, pasi të tjerët krijojnë një imazh sipas asaj që ti u ke lënë të mendojnë. Nëse ai të thotë diçka, nuk është e domosdoshme që ta bisedosh me vajzat. Nëse ky informacion do të ishte i destinuar për të tjerët, do të ishte zbuluar pa pjesëmarrjen tënde.

Grindjet

Nuk ka çift që nuk grindet. Të gjithë grinden, pajtohen, grinden sërish e kështu vazhdon e gjithë marrëdhënia. Por nuk ka arsye për t’ua thënë këtë të tjerëve gjithmonë. Në nerva e sipër mund të thoni diçka për të cilën mund të pendoheni pasi jeni pajtuar.

Marrëdhëniet seksuale

Dhoma juaj e gjumit është një vend vetëm për dy. Nëse ti u flet mikeshave për këtë temë, rrezikon të mos besohesh nga partneri. Intimiteti ka një kuptim të caktuar. Nëse gjeni disa pika sfiduese në jetën tuaj intime, është më mirë t’i diskutoni me partnerin ose me një psikolog.

Frikërat e tij, as me shaka

Frika është ajo që nuk mund ta kontrollojmë. Disa njerëz janë tmerrësisht të frikësuar nga merimangat, ndërsa të tjerët urrejnë lartësitë. Shakatë për gjëra të tilla duhet të ndalohen, aq më tepër ta përdorësh këtë për të argëtuar të tjerët. Bën më mirë ta ndihmosh atë të luftojë frikën, ndoshta herën tjetër do të jetë më i sigurt.

Problemet financiare

Një periudhë e keqe financiarisht apo edhe të ardhurat e larta nuk duhen diskutuar me të tjerët, madje as me mikeshat e ngushta. Buxheti i familjes është puna juaj. Nëse keni nevojë për ndihmën e familjes, është më mirë ta diskutoni këtë me partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat