Gjërat që duhet t'i mbani brenda çantës për t'i shpëtuar situatave të rrezikshme

Life style

Gjërat që duhet t'i mbani brenda çantës për t'i shpëtuar situatave të rrezikshme

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:37
Ilustrim

Ne jemi të prirur të mendojmë se çdo gjë e keqe mund të ndodhë. Eshtë më mirë të minimizoni rrezikun dhe gjithmonë mund të mbani me vete objekte të thjeshta të përditshme që mund të përdoren si mjete mbijetese nëse është e nevojshme. 

Këto 8 artikuj mund ta shpëtojnë fjalë për fjalë jetën tuaj një ditë. 

Nëse dikush ju sulmon dhe gjendeni krejt e vetme, çfarë mund të nxirrni nga çanta?

1. Kripë 

Përveçse s'bëjmë dot pa të në shumë raste të tjera, kripa është edhe mjet shumë i mirë mbrojtës! Kur jeni vetëm dhe në rrezik (nëse duan t'ju sulmojnë) nxirrni nga çanta kripën dhe shpërndajeni drejt tyre. Do të të japë kohë për të vrapuar. Një tjetër rast është kur e gjeni veten duke ecur mbi akull apo në ndonjë sipërfaqe të rrëshkitshme. Hidhni kripë për të krijuar sipërfaqe më të sigurtë.

2. Një kuletë fallso

Mund ta përdorni për të shpërqëndruar hajdutin në situatë vjedhjeje. Teksa vraponi, hidhni në tokë kuletën fallso, që ata të ndalojnë dhe të marin atë, duke menduar se është e vërteta. Kështu s'do të humbisni as paratë dhe as dokumentat e rëndësishme.

3. Një krëhër flokësh

Me siguri ju e keni një të tillë në çantë për të krehur flokët, por mund ta përdorni edhe në situata rreziku. Nëse dikush ju sulmon, nxirreni dhe vendosjani përpara fytyrës, dhëmbëzat e krëhërit do të bëjnë punën e tyre.

4. Shishe të vogël parfumi që rimbushet

Mund ta mbushni me ujë dhe sapun të lëngshëm dhe ta përdorni në raste shumë të rrezikshme si "spray piperi". Në një situatë të tillë e spruconi drejt sulmuesit dhe derisa djegia e syve t'i jetë larguar, ju keni ikur që aty! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat