Avokatja: Më parë çiftet ndaheshin për tradhti, tani se nuk kanë ...

Life style

Avokatja: Më parë çiftet ndaheshin për tradhti, tani se nuk kanë ...

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Avokatja Bitilda Mehmeti shprehet se kohët e fundit është rritur numri i divorceve.

Ajo thotë se janë gratë ata që kërkojnë me patjetër që të divorcohen.

Bitilda Mehmeti: Familja është bërthama e shoqërisë. Prishja e saj çon në devijimin dhe shkatërrimin e saj. Në bazë të statistikave ka një numër të madh divorcesh. Ka shumë kërkesa nga gratë që kërkojnë të divorcohen me patjetër.

Dedektivja: Tradhtinë e vëzhgojmë nga 7 deri në 10 ditë, më shumë kërkesa ka nga femrat

Avokatja thekson se faktori i parë që çon në divorc mes çiftit është gjendja ekonomike.

Bitilda Mehmeti: Faktori i parë është gjendja ekonomike, faktori i dytë është edhe bixhozi, dhe xhelozia. Më para xhelozia ishte e para arsyeja që prisheshin marrëdhëniet, dhe tradhtia, sot në pikë të parë është gjendja ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat