Shkencëtarët zbulojnë pse gratë kanë më shumë të ftohtë se burrat

Life style

Shkencëtarët zbulojnë pse gratë kanë më shumë të ftohtë se burrat

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Shkencëtarët më në fund kanë zgjidhur një nga misteret më të mëdha, atë se pse gratë ndjejnë më të ftohtë se burrat.

Studiuesit besojnë se kjo gjendje e grave i ndalon përplasjet e çifteve, shkruan The Sun.

Ata zbuluan se e njëjta tipar është e pranishme në shumë lloje zogjsh dhe gjitarësh femra të cilat preferojnë një strofull më të ngrohtë dhe komode.

DrEran Levin nga Universiteti i Tel Avivit tha se burrat dhe gratë temperaturat i ndjejnë ndryshe.

Burrat dhe gratë e ndiejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim në ndjesinë termike. Studimi ynë ka treguar se fenomeni nuk është unik për njerëzit, por edhe në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve, femrat preferojnë një mjedis më të ngrohtë sesa meshkujt dhe në periudha të caktuara këto preferenca shkaktojnë ndarje midis dy gjinive”, u shpreh ai.

Ai shtoi se fenomeni lidhet me disa tipare të tjera që shihen tek kafshët dhe njerëzit. Për shembull, femrat kanë më shumë gjasa të grumbullohen së bashku për ngrohtësi ndërsa meshkujt mbajnë më shumë distancë dhe i shmangen kontaktit me njëri -tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat