Tani është koha t’i fusni në shtëpi këto lule nëse i keni tarracë ose në kopsht

Life style

Tani është koha t’i fusni në shtëpi këto lule nëse i keni tarracë ose në kopsht

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Këto lule nuk mund të përballojnë temperatura të ulëta

Ato duhet të zhvendosen në shtëpi para se të bjerë temperatura e vjeshtës dhe të mbahen të ambiente të ngrohta deri në pranverë.

Gjithashtu, ekziston një detaj që duhet respektuar kur “i zhvendosni” lulet nga hapësira e hapur në hapësirë të mbyllur, transmeton “Lifehacker”.

Është e nevojshme t’i inspektoni bimët në detaje, për t’u siguruar që ato të mos sulmohen nga dëmtuesit si p.sh. morrat e bimëve.

Ju gjithashtu mund të rimbillni lulen, dhe pastaj të kontrolloni nëse rrënja e bimës është e shëndetshme.

Për më tepër, kur lulja të gjendet në mjedisin e saj të ri, do të ishte mirë të zvogëloni ujitjen ose ta ndaloni atë plotësisht.

Nëse keni ndonjë nga lulet e mëposhtme në kopsht ose në tarracë, rekomandohet që t’i fusni ato në shtëpinë tuaj sa më shpejt të jetë e mundur:

▪ Kaktuse,
▪ Agrume,
▪ Hibiskusë tropikalë,
▪ Jasemin,
▪ Palma,
▪ Begonia,
▪ Brugmansia,
▪ Banane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat