Si të shmangni vonesat e mëngjesit në punë

Life style

Si të shmangni vonesat e mëngjesit në punë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Një nga këshillat më të përdorura nga gjyshet dhe nënat shqiptare është që “zgjohu herët, që ta kesh ditën përpara”.

Megjithatë, ka shumë njerëz që e kanë vështirë të zgjohen herët në mëngjes sidomos kur bëhet fjala për të shkuar në punë.

Më poshtë gjeni disa metoda se si të shmangni vonesat në punë:

Mos e injoro alarmin
Kjo duket si gjëja më e vështirë për tu bërë, sepse të gjithë kanë tendencën që t’ia ‘mbyllin gojën” alarmit, me besimin e rremë se mund të bëhen gati në 10 minuta.

Kjo nuk është e vërtetë. Njeriu ka nevojë për të minimalisht gjysmë ore deri në një orë për tu bërë gati.

Zgjidh veshjen një natë më herët
Përzgjedhja e veshjes një natë më parë do ju kursejë kohë dhe në këtë mënyrë do të keni mundësi edhe të hani mëngjes.

Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni edhe një veshje shtesë në varësi të motit dhe temperaturës apo çdo të papriture.

Shfrytëzoje kohën në maksimum
Njeriu mund të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë për të shfrytëzuar kohën.

Ndërkohë që lani dhëmbët, mund të vendosni pjastrën ose pajisje të tjera për flokët në prizë.

Ju mund të vendosni dy vezë që të zihen, të visheni e gjëra të tjera të rutinës tuaj të mëngjesit.

Flini herët
Gjumi është një aspekt i rëndësishëm i mirëqenies dhe rutinës suaj.

Ekspertët këshillojnë që të përpiqeni të flini 8 deri në 9 orë gjumë.

Nëse flini mirë, herët dhe mjaftueshëm, nuk do të keni asnjë problem të zgjoheni herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat