Si ta ktheni partnerin ‘skllavin’ tënd në shtrat?

Life style

Si ta ktheni partnerin ‘skllavin’ tënd në shtrat?

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Doni që partneri juaj të bindet në shtrat? Këto janë këshillat tona se si ta bëni këtë të vërtetë!

Nëse ke parasysh se meshkujt janë të gjithë njëlloj, janë disa strategji që mund të funksionojnë. Kjo është, pa dyshim, në favorin tënd.

Partnerin do ta bësh shumë shpejt skllav të vetes, madje, edhe të mos e zërë gjumi pas seksit, edhe ta harrojë fare ish-in e tij, edhe të lërë kokën pas teje… Kjo është guida:

Të blejë dhurata të bukura

Ki parasysh se një mashkull bën mesatarisht tri dhurata në vit. Mos e shpërdoro rastin! Sipas studimeve të ndryshme, meshkujt stimulohen nga rezultatet pozitive (si për shembull kur i tregon se vlerëson një dhuratë të tij) dhe jo nga negativet që i presin krahët bujarisë së tyre. Në praktikë, nëse qesh me të se të ka blerë të brendshme me masën e gabuar, herën tjetër do të të blejë çokollata. A të duhej një çantë e “Louis Vuitton”? Futju punës, pra, çfarë pret?

Të jetë më romantik

Nuk është aq sa duhet? Epo edhe kësaj mund t’ia gjesh zgjidhjen duke u bërë ti shembull në fillim. Provokoje duke i mburrur të dashurin e shoqes së ngushtë: “Ai është një romantik i vërtetë… ato lulet që i dhuroi ishin fantastike” etj. Në këtë mënyrë, ai do të reagojë, sepse ke prodhuar efektin e kundërt. Po ashtu, mendo të bësh një plan para se të dilni duke stimuluar sensin e konkurrencës për programin e mbrëmjes. Nëse e llaston me gjeste të ëmbla, si për shembull t’i dhurosh CD-në e grupit të tij të preferuar, edhe ai do përpiqet të jetë më i ëmbël.

Të flasë më shumë me ty

Që të arrish këtë, bëj shumë kujdes! Fol më pak dhe ngadalë! Një studim i ri ka llogaritur se gratë thonë mesatarisht 250 fjalë në minutë (25 mijë në një ditë), ndërsa meshkujt 125 (rreth 12 mijë në ditë). Gjëja më e bezdisshme që kanë meshkujt për femrat, është që këto të fundit flasin shumë. Ndaj, që ai të flasë me ty, ti duhet të mësosh edhe të dëgjosh, jo të flasësh pa fund për kolegen që nuk punon ose punon me hile dhe që ai nuk e njeh fare. Trego për pjesën më të mirë dhe më të keqe të ditës dhe mjaft! Lëri hapësirë që ai të të hyjë në zemër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat